MSH: 241 raste të reja dhe 7 viktima nga Covid-19

31/10/2020 4:45 PM 0 komente

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1260 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 241 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
148 raste në Tiranë, 25 në Vlorë, 11 në Berat, nga 9 raste në Durrës, Lushnje, 8 në Fier, 5 në Shkodër, 4 në Mallakastër, nga 3 raste në Kurbin, Mirditë, Peqin, nga 2 raste në Kamëz, Gjirokastër, Kuçovë, nga 1 rast në Elbasan, Përmet, Sarandë, Delvinë, Tepelenë, Ura Vajgurore, Gramsh.

Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 319 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 7 qytetarë me Sars Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 34 vjeçar me sëmundje bashkëshoqëruese dhe 44 vjeçar pa sëmundje bashkëshoqëruese, 66 vjeçar nga Tirana, 48 vjeçar nga Pogradec, 68 vjeçar nga Korça, 68 vjeçar nga Elbasani, 81 vjeçar nga Fieri me sëmundje bashkëshoqëruese

Në 24 orët e fundit janë shëruar 92 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,189 që nga fillimi i epidemisë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of