MSH: 344 raste të reja dhe 8 humbje jete

01/03/2021 6:37 PM 0 komente

Janë kryer 1993 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 344 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 90 raste në Tiranë, 27 raste në Shkodër, Berat, 23 raste në Vlorë, 20 raste në Pogradec, 15 raste në Librazhd, 12 raste në Fier, Kurbin, 9 raste në Durrës, Mallakastër, Gramsh, 8 raste Mirditë, 7 raste në Lushnje, Pukë, Gjirokastër, Kuçovë, 4 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, Tepelenë, Vau i Dejës,  Malësi e Madhe, 3 raste Elbasan, Kavajë, Divjakë, Peqin, Skrapar, Vorë, Patos, 2 raste në Kamëz, Sarandë, 1 rast në Has, Delvinë, Ura Vajgurore, Belsh, Cërrik, Poliçan.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 699 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 85,846 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 399 pacientë, 21 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 8 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19:  2 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani,  1 qytetar nga Fier, 1 qytetar nga Saranda moshave 63-91 vjeç.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of