MSH: 563 raste të reja, 150 të shëruar dhe 8 viktima

10/11/2020 5:36 PM 0 komente

563 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me virusin SARS COV2 në 24 orët e fundit.

Ministria e Shëndetësisë njofton se në vendin tonë janë kryer 2,723 testime, prej të cilave 984 janë testime që janë kryer për arsye depistimi.

“Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

255 raste në Tiranë, 56 në Gjirokastër, 43 në Shkodër, nga 24 raste në Korçë, Elbasan, 20 në Fier, 17 në Krujë, 11 në Sarandë, nga 10 raste në Pukë, Kolonjë,  nga 9 raste në Lushnje, Mallakastër, nga 8 raste në Lezhë, Kavajë, nga 7 raste në Vlorë, Berat, nga 6 raste në Kukës, Peqin, nga 5 raste në Durrës, Has, nga 4 raste në Tropojë, Gramsh, nga 3 raste në Pogradec, Kuçovë, nga 2 raste në Delvinë, Tepelenë, nga 1 rast në Mirditë, Kamëz, Përmet, Dibër, Malësi e Madhe”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 150 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 12,353 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 367 pacientë, 15 në terapi intensive, nga të cilët 3 të intubuar.

Numri i viktimave shkon në 579.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID: një 33 vjeçare nga Lushnja pa sëmundje bashkëshoqëruese, një 46 vjeçar dhe një 60 vjeçare nga Shkodra, një 65 vjeçar nga Prrenjasi, një 65 vjeçar dhe një 66 vjeçar nga Tirana, një 74 vjeçar nga Pogradec, një 76 vjeçar nga Durrës, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of