Janë kryer 3029 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 581 qytetarë.
Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 177 raste në Tiranë, 37 raste në Vlorë, 28 raste në Elbasan, 26 raste në Durrës dhe Fier, 25 raste në Lushnje, 23 raste në Kavajë, 20 raste në Dibër, 19 raste në Shkodër, 16 raste në Krujë dhe Berat, 14 raste në Sarandë, 12 raste në Mat, 10 raste në Kamëz dhe Peqin, 9 raste në Kukës, 8 raste në Kurbin, Prrenjas, Gramsh, 7 raste në Mallakastër, Divjakë, 6 raste në Lezhë, 5 raste në Librazhd, Bulqizë, Shijak, Kuçovë, Libohovë, 4 raste në Korçë, Tropojë, Gjirokastër, Ura Vajgurore, Belsh, 3 raste në Rrogozhinë, Delvinë, Vau i Dejës, Dropull, 2 raste në Tepelenë, Vorë, Patos, Poliçan, 1 rast në Mirditë, Përmet, Selenicë, Roskovec.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 465 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 40,090 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 276 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Shkodra, të moshave 54-80 vjeç.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.