61 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 355 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Dy qytetarë kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të viktimave në 53.
“Dy qytetarë kanë humbur betejen me koronavirusin në 24 orët e fundit. Një 59 vjeçare nga Lushnja me insuficencë renale kronike dhe disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese. Dhe një pacient 77 vjeçar nga Vlora, i cili vuante nga hipertensioni dhe prej 10 ditësh trajtohej në terapi intensive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: Tirana 12 raste, 11 në Vlorë, 7 në Durrës, nga 5 raste në Kukës dhe Divjakë, nga tre raste në Pukë, Korçë, Kurbin, dy në Krujë dhe nga një rast në Shkodër, Fier, Lezhë, Has, Mirditë, Kamëz, Sarandë, Fushë-Arrëz, Selenicë dhe Belsh.
Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv ku aktualisht po trajtohen 81 pacientë, 12 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 48 qytetarë, duke e çuar në 1346 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 931 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Për statistikat më të fundit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.