MSH: 656 raste të reja dhe 5 viktima në 24 orët e fundit

12/01/2021 5:28 PM 0 komente

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 656 raste të reja nga 3727 testime të kryera.

“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 190 raste në Tiranë, 49 raste në Durrës, 27 raste në Elbasan dhe Vlorë, 25 raste në Krujë, 24 raste në Lushnje, 21 raste në Shkodër dhe Lezhë, 20 raste në Kavajë, 19 raste në Berat, 16 raste në Pogradec, 15 në Mallakastër, 14 raste në Kurbin, 12 raste në Fier, Mat, Sarandë, 11 raste në Dibër dhe Korçë, 9 raste në Kukës dhe Gramsh, 8 raste në Mirditë, Divjakë, Kuçovë, 7 raste në Malësi e Madhe, 6 raste në Kamëz dhe Klos, 5 raste në Vorë, 4 raste në Delvinë, Prrenjas, Bulqizë, Cërrik, 3 raste në Rrgozhinë, Librazhd, Ura Vajgurore, Selenicë, Peqin, Shijak, Libohovë, Konispol, Skrapar, 2 raste në Has, Tropojë, Gjirokastër, Tepelenë, Belsh, Roskovec, Kolonjë, Patos, Poliçan, Përmet, 1 rast në Vau i Dejës”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 440 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 38,421 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 258 pacientë, 24 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar.

Fatkeqësisht me gjithë përpjekjet e mjekëve 5 qytetarë nuk e kanë fituar betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetare nga Vlora, 1 qytetare nga Lushnja, 1 qytetar nga Mati, të moshave 51-78 vjeç.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of