74 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 392 testime të kryera.
“Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 22 raste në Tiranë, 12 në Krujë, nga 8 raste në Pukë dhe Berat, 4 raste në Vlorë, nga dy raste në Shkodër, Durrës, Kurbin, Kavajë, Kamëz, Përmet, Malësi e Madhe, dhe nga një rast në Lushnjë, Mallakastër, Gjirokastër, Pogradec, Dibër dhe Kolonjë”.
Vijon të rritet numri i shtrimeve në spitalin infektiv, ndërsa numri në total i viktimave shkon në 76 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitalin infektiv vijon të paraqitet me raste të shtuara ku aktualisht po trajtohen 89 pacientë, 11 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 1 është i intubuar.
“Fatkeqësisht dy qytetarë nga Tirana, një 67 dhe një 69 vjeçar kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 20 qytetarë, duke e çuar në 1657 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1160 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Durrës.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.