MSH: 85 raste të reja, 4 viktima, mes tyre një 21-vjeçare

15/07/2020 11:15 AM 0 komente

85 raste pozitive janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 361 testime të kryera në Laboratorin e Virologjisë në ISHP. Situata paraqitet e rënduar në spitalin infektiv. Katër persona kanë humbur jetën, duke e çuar numrin në total të viktimave në 101 që nga fillimi i epidemisë.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë.

Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejën me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor”.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 44 raste në Tiranë, nga 6 raste në Shkodër, Krujë, Vlorë, 5 në Tropojë, 3 në Elbasan, nga 2 raste në Durrës, Kurbin, Lezhë, Mirditë, Kolonjë, nga 1 rast në Has, Berat, Kamëz, Pogradec, Ura Vajgurore.

Vijon të ketë shtrime të reja në spitalin infektiv dhe situata paraqitet shumë serioze.

“Aktualisht janë të shtruar 88 pacientë në spital, 12 pacientë janë në terapi intensive dhe 4 prej tyre janë të intubuar në gjendje të rëndë”.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar në 2091 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Në vendin tonë aktualisht janë 1560 persona aktivë me Covid-19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.

Për statistikat më të funsit klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of