321 raste janë konfirmuar pozitivë në 24 orët e fundit nga 1446 testime të kryera, ndërsa 9 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit.
“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: Një 44 vjeçar, një 70 vjeçar, 71 vjeçar, 78 vjeçar, dhe dy qytetare 84 vjeçare nga Tirana, 67 vjeçar nga Mallakastra, 74 vjeçar dhe 82 vjeçar nga Korça, me sëmundje bashkëshoqëruese”.
Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 328 pacientë, 12 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Listës të të shëruarve i janë shtuar edhe 121 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë në 11,367.
Aktualisht në të gjithë vendin janë të infektuar aktivë 9,629 persona.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
173 raste në Tiranë, 22 në Kavajë, nga 12 raste në Korçë, Pogradec, 11 në Fier, 10 në Vlorë, 9 në në Elbasan, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Gramsh, nga 6 raste në Durrës, Sarandë, nga 4 raste në Berat, Mat, Kuçovë, nga 3 raste në Lezhë, Gjirokastër, Përmet, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Has, Mallakastër, Kamëz, Peqin, Kolonjë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Delvinë, Dibër.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.