MSH: 92 raste të reja, 4 persona humbin jetën

30/07/2020 4:24 PM 0 komente

92 raste të reja janë konfirmuar në 24 orët e fundit nga 507 testime të kryera për të dyshuar të prekur me Covid-19. Katër qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit.

“Fatkeqësisht, virusi i rrezikshëm nuk ka kursyer as një të ri 31 vjeçar nga Tirana i prekur nga COVID19, që vuante nga diabeti, i cili ka ndërruar jetë në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Nuk e kanë fituar dot betejën edhe 3 qytetarë të tjerë: Një 69 vjeçar nga Shkodra, një 76 vjeçare nga Fieri dhe një 85 vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 49 raste në Tiranë, 11 në Kukës, 5 në Durrës, 4 në Fier, nga 3 raste në Shkodër, Lezhë, nga 2 raste në Elbasan, Berat, Roskovec, Bulqizë, nga 1 rast në Kurbin, Kavajë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Mat, Delvinë, Malësi e Madhe, Shijak”.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 124 pacientë, 18 janë në terapi intensive, 7 prej të cilëve pacientë të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.

Për statistikat më të fundit, klikoni këtu: Coronavirus në Shqipëri

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of