Bansky dhe vëllezërit e tij
Në shumë qytete nëpër botë nuk është e nevojshme për të hyrë në muze për të admiruar piktura dhe vepra arti. Muralet, të cilat lindën për t’i bërë më pak gri muret e pallateve, fabrikave e tuneleve rrugore, sot janë shndërruar në një formë të vërtetë arti.
Dhe nuk është vetëm Bansky misterioz.
Çdo qytet ka artistët dhe stilin e vet, për një art të ri, i përballueshëm nga të gjithë. Një shëtitje nëpër botë ndër muralet më të bukura…
Berlin
Shumë mendojnë se Berlini është kryeqyteti europian i street art dhe kjo, jo vetëm për rrënojat e Murit të famshëm të Berlinit, që me kalimin e kohës janë shndërruar në një galeri në qiell të hapur, e pikturuar nga më shumë se 100 artistë ndërkombëtarë. Edhe lagjja Kreuzberg ka shumë ngjyra dhe ndjekësit e këtij arti ju këshillojnë të bëni një shëtitje edhe në Friedrichshain dhe Neukölln. Princi i street artit berlinez është Alias, veprat e të cilit shpesh ngatërrohen me ato të Banskyt.
Londër
Londra, një qytet, i cili njihet për “ditët e vranëta gri”, është po aq e “mallkuar” nga ngjyrat. Për rreth 20 vjet, artisti legjendar Bansky ka lënë gjurmën e tij në kryeqytetin britanik. Disa nga veprat më të famshme ju presin t’i vizitoni në Rivington Street, në Shoreditch dhe në Waterloo, Leake Street Tunnel (në foto). Për të mos u humbur në East London, Brick Lane dhe Camden
Barcelonë
Në qytetin e Gaudit, janë dy zona ku mund të ‘zhytesh’ në muralet më të mëdha dhe spektakolare: Raval, pranë qendrës historike, e mbi të gjitha zona industriale periferike e Poblenou, me fabrikat e saj të mëdha, jashtë përdorimit, që është bërë baza ideale për street arstist spanjollë. Ndër ta, spikat artisti El Pez, me vizatimet e pangatërrueshme, shpesh komike, me peshq të gëzuar.
Porto
Qyteti bregdetar i Portos është dëshmia se arti i rrugës nuk u përket vetëm metropoleve – dhe pse njihet më së shumti për vizatimet shumëngjyrëshe në qeramikë që zbukurojnë fasadat e shtëpive – azulejos. Portugalia të befason edhe për larmishmërinë e artit urban, që në këtë qendër të vogël, shihet ngado. Pikënisja më e mirë është Rua de Miguel Bombarda në Porto. Ndër artistët më në zë përmendim VHils (në foto) dhe Daniel Eime.
Bruksel
Kryeqyteti belg është gjithë surpriza – ndër to, fakti se është qyteti i vizatimeve komike në kulturë dhe hapësira ekspozuese. Në muret e qytetit numërohen më shumë se 50, nga të cilat 40 në qendër të qytetit, përbëjnë një itinerar që ia vlen për t’u ndalur e për t’i parë.
Athinë
Kryeqyteti i Greqisë është çuditërisht mjaft i pasur me artin e rrugës. Interesante është ish-zona industriale Metaxourgeio, që në vitet e fundit është shndërruar në vendin e parapëlqyer të street artist. Por edhe zona trendi Psyrri, me pubet dhe restorantet moderne, ka mjaft të tilla. Në foto, “Duar në një lutje”, e artistit Pavlos Tsakonas, që ndodhet në sheshin “Omonia”.
Nju Jork
Ata që pëlqejnë grafitet nuk mund të mos vizitojnë Nju Jorkun, ku street art këtu lindi në fillim të viteve ‘60. Ky është muri i famshëm Bowery Mural Wall, i realizuar nga Keith Haring në vitin 1986. Ndër më të bukurit është portreti i Audrey Hepburn, i cili mban firmën e Tristan Eaton, që ndodhet në Little Italy.
Majami
Majami në Florida është një tjetër destinacion – kult për adhuruesit e street art. Në Wynwood, një ndër lagjet më të gjalla të qytetit, ju nuk mund ta humbisni kurrsesi Wynwood Walls, një muze në qiell të hapur, me vepra me dimensione të mëdha, nga disa prej artistëve më të famshëm të rrugës në botë.
Dy murale të tjera në Wynwood Walls, në Majami, SHBA.