Ministri i Diasporës, Valon Murati, në konferencën “Ambienti i Biznesit 2017”, tha se kjo ministri është urë lidhëse ndërmjet diasporës dhe institucioneve të Kosovës.
Murati theksoi se është duke u punuar që remitancat të investohen për zhvillim ekonomik për këtë po realizohen skema dhe programe në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë dhe UNDP-në.
Aktualisht qeveria është në fazën fillestarë të dizajnimit të këtyre skemave.
“Diaspora nuk është vetëm para por kapital njerëzor dhe profesional i jashtëzakonshëm që përmes politikave tona do ta shfrytëzojmë për zhvillim ekonomik”—shtoi Murati.
Murati u bëri thirrje bizneseve nga diaspora që problemet me të cilat përballen gjatë veprimtarisë biznesore t’i dërgojnë në divizionin në kuadër të Gjykatës Themelore të Prishtinës në mënyrë që të trajtohen me prioritet.
Murati theksoi se problemet me të cilat përballen më shumë bashkatdhetarët në ushtrimin e bizneseve janë pak a shumë të ngjashme me këto të Kosovës si: Furnizimi me energji elektrike, çështja e arsimimit profesional dhe çështja e sistemit të drejtëisë./Gazeta Express
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.