Rënia e pjesëmarrjes në muzeun e Dizajnit në Londër shkaktoi krizën që e përfshiu këtë institucion në fillim të vitit, duke e lënë atë me një deficit prej 1.2 milionë paund. Numri total i vizitorëve ra me 16.5 për qind vitin e kaluar, duke shkuar në 518,000 vizitorë.
Rrjedhimisht si pasojë e uljes së pjesëmarrjes së vizitorëve ra edhe numri i biletave të shitura, rreth 1.7 milionë paund bilieta më pak të shitura në krahasim me një vit më parë.
Sipas Lord Mandelson, kryetarit të bordit të muzeut, shkaqet e mësipërme e bënë situatën financiare të këtij institucioni të paqendrueshme edhe në një periudhë afatmesme.
Muzeu u shpëtua nga kredia 3 milionë paund
Në mars të këtij viti muzeu u shpëtua nga një hua prej 3 milionë paund dhënë nga fondacioni Conran. Dhënia e një kredie të tillë bëri që ky muze të vazhdonte funksionimin e tij të zakonshëm, por sipas një plani të ri biznesi.
Të ardhurat ranë me 1.7 milionë paund në 2018
Përveç rënies së vizitorëve, muzeu u godit edhe nga një mungesë e madhe parash, duke qenë se një donator që ra dakord se do t’i dhuronte këtij muzeu një vlerë prej 1 milion paund, pagoi deri në momentin që ky institucion u përfshi nga kriza vetëm 250, 000 paund. “Të ardhurat shënuan një rënie prej 1.7 milionë paund gjatë 2018, duke shkaktuar kështu një ulje të shpenzimeve të projektit.
Plani i ri i biznesit
Plani i ri i biznesit po funksionin më së miri, dhe ekspozita më e fundit e Kubrick, ishte një sukses më vete, u shprehën disa zëdhënës të muzeut. Ata vazhduan më tej duke thënë se që nga periudha e themelimit të tij, rreth 30 vite më parë, Muzeu i Dizajnit është mbështetur nga Fondacioni Conran. Si një muze pa fonde të konsiderueshme nga ana e qeverisë, ne jemi mirënjohës për angazhimin e vazhdueshëm të këtij fondacioni, përfunduan ata.