Muaji gusht i këtij viti, përveçëse një prej muajve më të nxhetë në shumë shtete të ndryshme të botës, përfshirë këtu edhe Francën, do të mbahet mend edhe për shumë ngjarje të ndryshme kulturore që janë zhvilluar gjatë tij. Një prej tyre është edhe krijimi dhe hapja e muzeut të parë lundrues në botë, i cili do të lundrojë mbi lumin Sena në Paris.
Quhet Fluctuart dhe është një qendër e vërtete e artit bashkëkohor me galeri me vepra të plota të ekspozuara për të gjithë vizitorët. Ai përbëhet gjithashtu edhe nga një bar, nga një restorant dhe nga hapësira të dedikuara për workshop-e. Në morinë e veprave që janë të ekspozuara aty ju keni mundësi që të gjeni edhe punë të artistëve të mëdhenj, të tillë si Banksy dhe Shepard Fairey.
Por vëmendjen kryesore në këtë muze e kanë padyshim veprat e pionerëve dhe të artistëve të mëdhenj të artit të rrugës të cilët janë të njohur në nivel ndërkombëtar. Me menu-në e restorantit dhe të barit të shkruar në kanaçe të hapura që dikur kanë qenë me bojëra spry dhe me tavolina në formën e skateboard-eve, fryma e artit të rrugës është sjellë në mënyrën më të mirë të mundshme në këtë muze lundrues mbi lunin Sena.