Borxhi publik për këtë vit është rritur për rreth 500 milionë euro, por ministrja e financave Nina Angellovska konsiderohet që gjendja ngadalë po stabilizohet. Sipas saj është me rëndësi se si do të investohen paratë e marra. Edhe në dy vitet e ardhshëm parashihet që borxhi publik të ritet, por Angellovska nënvizon së huamarrja do të jetë mesatare. Me numra kjo do të thotë që këtë vit, nga 5,5 borxhi publik do të arrijë 6 miliardë euro.
“Borxhi publik me arsye rritet vetëm nëse shpenzohet në mënyrë cilësore, nëse mjetet që investohen japin multiplifikim fiskal gjegjësisht siç thotë Organizata botërore tregtare për 1 denar, kthen 4 denarë”- deklaroi Nina Angellovska- ministre e Financave.
Sipas planit qeveritar, këtë vit parashihen borxhe nga jashtë në lartësi prej rreth 600 milionë euro. Në ndërkohë, duhet të kthehen borxhe të vjetra në lartësi prej 440 milionë eurove. Nga bankat vendore, Qeveria planifikon të marrë 550 ndërsa të shlyej 265 milionë euro. Viti i kaluar përfundoi me borxh publik prej 5,5 miliardë euro, që paraqet huamarrje të vendit prej 48,9% të PBV-së. Në vitin 2018-të, borxhi publik është rritur për rreth 340 milionë euro.
/ALSAT MK