Me një borxh prej 5.2 milion euro, Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” është rekorder në mesin e institucioneve shtetërore për tatimet e papaguara. Pastaj vjen ndërmarrja komunale nga Gostivari.
Në listën e zezë të debitorëve, që çdo muaj e publikon Drejtoria e të Ardhurave Publike, mund të shihen shumë kompani të mirënjohura dhe emra të njohur të biznesmenëve, që nuk paguajnë tatime në buxhet me vite të tëra.
Deri në fund të muajit të kaluar, borxhi i përgjithshëm i kompanive dhe qytetarëve ndaj DAP-it, arriti në 145.4 milion euro dhe për një muaj u rrit me 3.9 milion euro. Te kompanitë dhe institucionet shtetërore, përveç “Rrugët e Maqedonisë” në listën e atyre që nuk paguajnë tatime është edhe “Eurokompoziti” shtetëror i falimentuar.
Borxhi ndaj DAP-it i kësaj kompanie për të cilën qeveria kërkon zgjidhje për ta shpëtuar nga falimentimi, që nga maji, arrin në 2.2 milionë euro.
DEBITORET:
NP Rrugët e Maqedonisë 5.2 milion euro
NPK Komunalec – Gostivar 3.2 milion euro
Eurokompozit 2.2 milion euro
NPK – Tetovë 2.1 milion euro
Pastërti dhe gjelbërim – Kumanovë 1.3 milion euro
NPK Standard – Dibër 1.3 milion euro
NP për menaxhimin e objekteve sportive 817 mijë euro
Komuna e Karposhit 807 mijë euro
RTVM 757 mijë euro
HM Infrastrukturë 349 mijë euro
/ALSAT MK