Sistemi i cili parashikon kthim të 15 për qind të TVSH-së për prodhimet që kanë 18% tatim të vlerës së shtuar është vendosur, ndërsa gati janë edhe aplikacionet. Momentalisht është duke u testuar. Por, dhjetë ditë para fillimit të kësaj mase as nga Ministria e Financave, as nga Drejtoria e të Ardhurave të Publike (DAP) nuk ka detaje se si do të funksionojë dhe si do të instalohet. Nga Ministria e Financave shprehen se deri në fund të javës do të dalin me udhëzim dhe informacione për qytetarët që do të kenë mundësinë për kthimin e TVSH-së. Kryeministri Zoran Zaev para më shumë se një muaji paralajmëroi se qytetarët përmes një aplikacioni në celular do ta skenojnë kodin e llogarisë fiskale do të mund të marrin kthim të TVSH-së.
” Shumë shpejt do të jenë të informuar, ne përgatisin në mënyrë edukative, si t’i edukojmë qytetarët se si të marrin sa më shumë informacione. Të gjitha përgatitjet janë në rrjedhë. Gjatë vitit të ardhshëm, nga fundi i javës së shkuar do të kemi dhe do t’i njoftojmë detajet për këtë projekt” – deklaroi Dragan Tevdovski, ministër i Financave.
Nga DAP-i tani për tani nuk ka përgjigje konkrete për atë se si do të jetë i lidhur aplikacioni me llogaritë e transaksionit të qytetarëve dhe me sistemin e tatimeve dhe çfarë do të ndodhë nëse zbulojnë gabime eventuale gjatë përllogaritjeve. Por, pohojnë se janë tërësisht të përgatitur për fillimin e reformës prej 1 korrikut.
/ ALSAT MK