Gjatë Mobile World Congress, panairi i telefonisë në Barcelonë, i cili mbyllet sot, Qualcomm prezantoi iSim (Integrated Sim).
Bëhet fjalë për një teknologji të re, e cila, i mundëson një procesori për smartphone, “zembereku” i çdo telefoni, të përfshijë gjithçka të nevojshme për të aktivizuar një plan të dhënash dhe zëri me operatorët.
Në një të ardhme të afërt, nuk do të ekzistojnë me telefona me karta Sim.
Sot kjo është e mundur me eSim, të cilat kanë nevojë për një chip të posaçëm. Në rastin e iSim të ardhshëm, ai nuk do të nevojitet më, pasi është e përshirë në harware qendror të smartphone.
Platforma e parë që do të mund të mbështesë iSim është sistemi Qualcomm Snapdragon Gen 2, si rezultat i bashkëpunimit me Thales, i cili merret me rrjetet fizike dhe operatorit Vodafone.
Sipas agjencisë së analizave Kaleido Intelligence, Sim të përfshira do të përdoren në më shumë se 300 milionë terminale brenda vitit 2027.
Qualcomm thekson se teknologjia iSim është plotësisht në përputhje me standardin Gsma Remote Sim Provisioning, që u mundëson përdoruesve të aktivizojnë shërbime dhe abonime në distancë, thjesht duke zgjedhur operatorin dhe ofertat që u përshtaten.
Snapdragon Gen 2 mund të jetë i pranishëm në telefonat e fashës së lartë në 2024, kurse përfshirja te smartphone e fashës së mesme do të kërkojë disa vite.