Çmimet globale të naftës mbeten të paqëndrueshme pasi Arabia Saudite dhe Rusia shtynë një takim në lidhje me një marrëveshje për zvogëlimin e prodhimit të naftës, pasi pandemia e koronavirusit ka goditur kërkesën. Të dyja vendet janë të bllokuara në një luftë për çminin e naftës muajin e fundit.
Tregëtarët jantë të shqetësuar, me një pjesë të madhe të vendeve të botës të mbyllura, do të ketë shumë naftë të papërpunuar, duke sjellë presion mbi çmimet.
Javën e kaluar, çmiet e naftës bruto u rritën pas Presidenti i SHBA Donalda Trump sugjeroi që një marrëveshje ishte e menjëhershme
Në tregjet aziatike, këtë të hënë standardi botëror i naftës bruto Brent ra me 12 për qind.
Nafta e tregtuar nga Shtetet e Bashkuara, e njohur si Ëest Texas Intermediate, ra me më shumë se 10 për qind.
Arabia Saudite dhe Rusia, të dy vendet kryesore prodhuese të naftës, kishin planifikuar të takoheshin të hënën, por takimi tani është shtyrë përsëri për të enjten. Çmimet priten të qëndrojnë të paqëndrueshme deri atëherë.
Masat e marra në vende të ndryshme në të gjithë botën për të ngadalësuar përhapjen e virusit, përfshirë SHBA., Mbretërinë e Bashkuar dhe pjesën më të madhe të Europës kontinentale dhe Azisë, kanë parë që kërkesa globale e energjisë të bjerë ndjeshëm.
Në të njëjtën kohë, lufta mujore për çmimin e naftës midis Arabisë Saudite dhe Rusisë ka lënë tregun global me më shumë sasi të naftës së papërpunuar sesa duhet.
Lufta e çmimeve erdhi pasi një marrëveshje midis dy vendeve për të ulur prodhimin, në përgjigje të rënies së kërkesës, u rrëzua muajin e kaluar.
Kjo ka ulur çmimet në nivelet më të ulta për gati dy dekada, pasi tregtarët presin që do të bihet dakord për një marrëveshje të re.
Nafta amerikane ra me dy të tretat në tre muajt e parë të vitit, duke shënuar rekordin më të keq të saj.
Ndikimi i madh në sektorin amerikan të energjisë ka bërë që Uashingtoni të përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje midis Arabisë Saudite dhe Rusisë. Trump deklaroi se ai priste që të dy palët të ndërprisnin furnizimin, ndërsa Arabia Saudite bëri thirrje për një takim urgjent të prodhuesve të naftës. Ministri rus i energjisë gjithashtu tha që vendi i tij mund të hyjë përsëri në bisedime./BBC