Skema e naftës pa taksa që po aplikohet nga qeveria në mbështetje të fermerëve po shoqërohet me një sërë procesesh të reja. Së fundmi Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se do të bëhet popullimi dhe përshtatja e regjistrit elektronik të pasurive të paluajtshme për ofrimin e shërbimit – lëshim ekstrakti informues nga sistemi i pasurive të paluajtshme për Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, nafta për fermerët- për Agjencia Shtetërore e Kadastrës.
Në dokumentet e procedurës AKSHI nënvizon se që të përfitojë nga skema e naftës çdo fermer duhet të ketë një NIPT të regjistruar, nëpërmjet të cilit deklarohet online madhësia e tokës, bashkë me pronësinë e saj ose kontratën e qerasë si dhe kulturën e mbjellë.
“Për të shmangur abuzimet, kontrolli i autoriteteve do të përqendrohet te niptet që do të hapen të reja, pasi aktualisht fermerët e regjistruar njihen nga agjencitë bujqësore. Ky kontroll konsiston në verifikimin e të dhënave të pronës në Regjistrin Kadastral, i cili aktualisht ka rreth 1.7 milion pasuri të digjitalizuar në këtë Regjistër. Kërkesa e ardhur në backend-in e ASHK-së nga portali e-Albania, duhet të ketë përveç NIPT të subjektit, edhe NID të përfituesit të shërbimit. Shërbimi do të ofrohet me koso zero për fermerin, tarifë kjo që do të mbulohet nga MBZHR sipas VKM Nr.389 Datë 13.05.2020 e ndryshuar” thuhet në dokumentet e tenderit për regjistrin.
Po kështu sillet në vëmendje se ASHK pervec 1.7 milionë pasurive te digjitalizuar ne Regjistrin Kadastral, ka nen administrim të dhëna te tjera për pasuri të paluajtshme të cilat janë të digjitalizuara në format të ndryshëm me formatin qe ka Regjistri Elektronik Kadastral. Këto janë të dhëna për rreth 2 milion pasuri.
“Për këto pasuri nuk mund të bëhet kërkimi automatik në Regjistrin Elektronik Kadastral ALBSReP, pasi informacioni për tu përpunuar aksesohet në një ekstrakt në format skedarë të ndarë sipas zonave kadastrale me seksionet përkatëse ( 6 skedarë për cdo zonë kadastrale me të dhënat e seksioneve), dhe është i pa azhornuar që nga data e mbarimit të Regjistrimit Fillestar të kryer nga ish-NMP. Përmes këtij projekti duhet qe edhe këto te dhëna te përshtaten dhe integrohen se bashku me te dhënat e tjera në një bazë të dhënash të vetme, e cila do të shërbejë si burim për Portalin Qeveritar e-Albania si dhe nga vetë ASHK për popullim të dhënash të mëvonshme” vlerëson dokumenti.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
…kjo pune nuk ka nevoje per burokraci Nipt-i apo dokumentash nga ana e zyrave te ministrise se bujqesise ne baze .
Kjo pune rregullohet duke i kerkuar fermereve vetem tapine e tokes dhe me pas naften ata ta marrin pasi te jete verifikuar toka ne pronesi dhe siperfaqja e mbjelle ne fakt ….