Migruesit që nuk dëshirojnë të integrohen në shoqërinë gjermane kërcënohen se do të përballen me shkurtime të përfitimeve nga ministrja gjermane e punës.
Gajtë fundvitit Gjermania regjistroi afro 1.1 milionë migrant që kërkojnë strehim dhe integrimi i atyre që u është lejuar qëndrimi, në shoqëri dhe në tregun e punës, do të jetë një sfidë e madhe në vitet në vazhdim.
Andrea Nahles ministrja gjermane e punës shkroi në edicionin e së hënës të së përditshmes Frankfurter Allgemeine Zeitung, se “të gjithë personat që jetojnë në Gjermani, pavarësisht prejardhjes së tyre etnike, duhet të përpiqen, të kërkojnë punë dhe të mbështesin veten e familjet e tyre sa më mirë që të jetë e mundur” ndërsa theksoi qartë se do të shkurtojnë përfitimet për ata që dëshmojnë se nuk duan të integrohen”.
Nahles tha se gjendja do të matet me gatishmërinë për të respektuar rregullat e shoqërisë gjermane dhe ndjekjen e kurseve për mësimin e gjuhës gjermane.