Me pandeminë që po vijon, shumë prej nesh shpresojnë që 2022 të jetë viti kur të mund të zgjerojmë më së fundi sërish horizontin e udhëtimeve.
Për vitin 2022, ekipi i editorëve të National Geographic në botë ka përzgjedhur 25 destinacione që duhet t’i “vizitoni”.
Këto destinacione janë ndarë në pesë kategori: natyrë, aventurë, kulturë, qëndrueshmëri dhe familje – me fokus te parqet kombëtare dhe kafshët e egra, aktivitete dhe përvoja në natyrë, udhëtime “green” dhe udhëtime për shumë breza.
“Reflektim dhe riorganizim”
“Në shumë mënyra, pandemia krijoi një moment për udhëtarët dhe komunitetet në të gjithë botën për të reflektuar dhe për t’u riorganizuar se si të eksplorojmë botën” – tha George Stone, kryeredaktor në National Geographic Travel.
“Në listën e këtij viti, Nat Geo i hedh një vështrim asaj ҫfarë është ndryshe, e re, stimuluese, nga pista e re për biçikleta në Sienë, Francë te Chimanimani National Park, një park i ri kombëtar në Mozambik, që shënon një angazhim mjedisor në vend”.
Në kategorinë e kulturës, Procida, një ishull i vogël në brigjet e Napolit, është një Kryeqytet Italian i Kulturës për vitin 2022, ndërsa qendra legjendare muzikore në Lodër Tin Pan Alley, së fundi është rigjallëruar me hapjen e tre lokaleve të reja muzikore.
Hokkaido, ishulli më verior i Japonisë, është i njohur për bukurinë e tij natyrore, ujëvarat mahnitëse dhe shumëllojshmërinë e kafshëve të egra, por edhe për trashëgiminë unike të popullsisë autoktone Ainu.
Në kategorinë e qëndrueshmërisë, zgjedhjet e National Geographic përfshijnë Parkun Kombëtar Yasuni në Ekuador, një rezervë biosfere në Amazonë e cila aktualisht është në rrezik – vetëm javën e kaluar, disa pjesë të pyllit u prenë për ndërtimin e një rruge nafte dhe futjen e tubacioneve.
Në Poloni, qyteti industrial post-socialist i Łódź është bërë një qendër e lulëzuar e kulturës, biznesit dhe financave alternative. Fabrikat e pambukut, të cilat mbulojnë peizazhin e qytetit, janë rikonceptuar si galeri, muze, salla konventash dhe qendra komunitare, ndërsa qendra e qytetit është veshur me murale të mrekullueshme.
Dielli dhe aventura
Ujërat e lashta të liqenit Bajkal, i njohur si “Deti i Shenjtë” i Rusisë, janë më të mëdhenj se të gjithë Liqenet e Mëdha të Amerikës së Veriut së bashku dhe përbëjnë afërsisht një të katërtën e rezervave të ujërave të ëmbla të planetit.
Turizmi këtu nuk është pa polemika, por është shndërruar aktualisht në skenën e një beteje të ashpër midis shtetit, banorëve lokalë të varur nga të ardhurat e turizmit dhe ambientalistëve, të shqetësuar për zhvillimin masiv që dëmton ekosistemin e tij delikat.
Aventurierëve u rekomandohet të provojnë rrugën e re të biçikletave La Seine à Vélo, 420 kilometra të gjatë, e cila shtrihet nga Parisi në detin e Normandisë. Nëse ecja është aktiviteti më i parapëlqyer për ju, shtegu 147 kilometra i gjatë i zonës së shkretë Sentier Nepisiguit Mi’gmaq në New Brunswick, Kanada, është një opsion. Ai ndjek lumin Nepisiguit nga Rezerva Natyrore e Daly Point deri në Parkun Provincial të Malit Carleton.
Për udhëtimet familjare me njerëzit e dashurit, zgjedhjet e National Geographic përfshijnë gjithë bregdetin jugperëndimor të Turqisë, një atraksion më pak i njohur mesdhetar, i cili njihej në kohët e lashta si Lycia. Lundrimi është mënyra e përsosur për të eksploruar gjiret dhe limanet e veçuara të kësaj zone.
Një tjetër opsion për ata që kërkojnë diellin është Bonaire – i njohur, së bashku me Aruba dhe Curaçao, si një nga ishujt ABC – i cili është afër Amerikës së Jugut dhe pak më larg atij që konsiderohet si brezi i uraganeve. Snorkeling dhe zhytja janë veçanërisht të mira në ujërat e tij të pastër, ku dukshmëria nënujore i kalon 30 metra, duke ofruar pamje të mrekullueshme të shkëmbinjve koralorë dhe të mbetjeve të anijeve të harruara.
Lista e “Më të mirëve të botës 2022” sipas National Geographic:
KULTURË
Jingmai Mountain, Yunnan, Kinë
Tin Pan Alley, Londër
Hokkaido, Japoni
Procida, Itali
Atlanta, Georgia
QËNDRUESHMËRI
Ruhr Valley, Gjermani
Parque Nacional Yasuni, Ekuador
Łódź, Poloni
National Columbia Gorge Scenic Area, Oregon/Washington
Chimanimani National Park, Mozambik
NATYRË
Caprivi Strip, Namibi
Northern Minesota
Liqeni Bajkal, Rusi
Belize Maya Forest Reserve
Victoria, Australi
AVENTURË
Seine River Bike Trail, Francë
Kosta Rika
Nepisiguit Mi’gmaq Trail, New Brunswick, Kanada
Palau
Arapahoe Basin, Kolorado
FAMILJE
Danube River Cruise
Lycia, Turqi
Granada, Spanjë
Bonaire
Eastern Shore, Maryland / CNN Travel