NATO i ka bërë thirrje presidentit rus Vladimir Putin që “të ndalojë menjëherë luftën dhe të tërheqë forcat ushtarake nga Ukraina”, ndërsa është mbledhur në Bruksel një muaj pas fillimit të luftës ruse në Ukrainë.
Nga ana tjetër Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i ka kërkuar aleancës ushtarake perëndimore që t’i japë një për qind të armëve të saj.
“Ne po marrin masa për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e aleatëve në të gjitha fushat dhe me një qasje 360 gradë. Ne po rrisim qëndrueshmërinë e shoqërive tona dhe infrastrukturës sonë për të kundërshtuar ndikimin keqdashës të Rusisë”, thuhet në deklaratën e përbashkët.
NATO ka rënë dakord të forcojë mbrojtjen e saj duke lëvizur 40,000 trupa në krahun e saj lindor në përgjigje të pushtimit rus. Gjithashtu do të ndihmojë më tej Ukrainën.
“Në tokë, do të ketë shumë më shumë forca në pjesën lindore të aleancës në një gjendje më të lartë gatishmërie. Në ajër, do të vendosen më shumë avionë, dhe në det, do të ketë grupe sulmi, nëndetëse dhe anije luftarake. Dhe përveç furnizimeve ushtarake, mbrojtja kibernetike po forcohet gjithashtu dhe NATO do të ndihmojë gjithashtu Ukrainën të mbrohet kundër kërcënimeve biologjike, kimike, radiologjike dhe bërthamore”, deklaroi shefi i Aleancës Jens Stoltenberg.
Ai shtoi se katër grupe të reja beteje do të dërgohen në Sllovaki, Hungari, Bullgari dhe Rumani.
Liderit e NATO-s vlerësuan popullin e Ukrainës, të cilët thonë se kanë “frymëzuar botën me rezistencën heroike ndaj luftës brutale të Rusisë”.
Armët kimike do të ‘ndryshojnë tërësisht natyrën e konfliktit’
Stoltenberg deklaroi se është i shqetësuar sepse Rusia po përpiqet të akuzojë Ukrainën dhe aleatët e saj se po përgatiten të përdorin armët kimike. Ai thotë se ngritja e kësaj akuze është një mënyrë për të krijuar një pretekst për të bërë të njëjtën gjë vetë.
Ato akuza ndaj Ukrainës dhe aleatëve të NATO-s janë të false.
Çdo përdorim i armëve kimike do të “ndryshojë tërësisht natyrën e konfliktit” pasi do të ishte “një shkelje e hapur e ligjit ndërkombëtar” dhe do të ishte jashtëzakonisht e rrezikshme.
Kjo do të prekte jo vetëm njerëzit në Ukrainë, por edhe vendet potenciale të NATO-s për shkak të përhapjes së kontaminimit.