Rritet gjithnjë e më shumë vlera e sponsorizimeve për NBA dhe për 30 skuadrat që bëjnë pjesë në të.
Në sezonin 2016/17, vlera totale nga marrëveshjet e sponsorizimeve arriti në 861 milionë dollarë, me një rritje 7,8% krahasuar me 2015/16, sipas ESP Sponsorship Report i agjencisë së sponsorizimeve IEG.
Kjo është një rënie e lehtë në përqindje krahasuar me +8,1% të sezonit 2015/16, por gjithsesi më e lartë se +4,3% të shpenzimeve të pritshme për vitin 2017 nga IEG dhe +4,1% të rritjes së sponsorizimeve në Amerikën e Veriut.
Sektori i automjeteve gjatë sezonit 2016/17 është kategoria e dytë më aktive si sponsor për NBA, pas atij të sigurimeve që është kategoria kryesore e kampionatit.
Kjo është një rritje e rëndësishme, duke marrë në konsideratë që sektori i automjeteve nuk bënte pjesë në listën e dhjetë sektorëve të parë në sezonin 2015/16.
Ndër hyrjet e reja në top 10 është edhe sektori i telekomunikacioneve, që është ngjitur në vend të dhjetë.
Sponsori më aktiv në NBA është State Farm. 80% e skuadrave që kanë një kontratë sponsorizimi me sektorin e sigurimeve, kanë një marrëveshje me State Farm.
Sa u përket skuadrave, sipas ESP Sponsorship Report të agjencisë së sponsorizimeve IEG, janë tetë skuadra që kalojnë të ardhurat mesatare nga sponsorët: Boston Celtics, Brooklyn Nets, Chicago Bulls, Cleveland Cavailers, Golden State Warriors, Houston Rockets, Los Angeles Lakeres e New York Knics. Ndërsa 9 janë poshtë mesatares së të ardhurave.
Në sezonin 2017/18, megjithatë parashikimi flet për të ardhura nga sponsorizimet në rritje neto për të gjithë NBA, falë jo vetëm kontratës së re me Nike (për veshjet teknike), por edhe për marrëveshje të shumta sponsorizimi fanellash të klubeve të veçanta: parashikimi është që mund ta kalojnë 1 miliard dollarë për sezonin 2017/18.