National Bank of Greece SA (NBG) raportoi humbje për vitin 2011 prej 12.3 miliardë eurosh, ku ndikimin kryesor negativ e kishte një rishikim në ulje pas taksave prej 11.8 miliardë euro të obligacioneve kombëtare greke, pas planit të Përfshirjes së Sektorit Privat (PSI). NBG raportoi humbje prej 289 milionë euro përpara rishikimit në ulje të zotërimeve të saj të obligacioneve kombëtare greke dhe shpenzimeve të tjera të jashtëzakonshme. Rezultatet u ndikuan gjithashtu negativisht nga Provigjionimet për huatë e hubura prej €2,185m, në rritje 60% me bazë vjetore.
NBG theksoi “Gjatë muajve në vijim, NBG do të vazhdojë përpjekjet për të fuqizuar pozicionin e kapitalit dhe në të njëjtën kohë të reduktojë nevojën për asistencë qeveritare përmes një sërë veprimesh: shitjen e pakicës së aksioneve të Finansbank; shqyrtimin e perspektivës së shitjes së pakice aksionesh të një dege të re (që po krijohet aktualisht) që do të përfshijë njësitë e NBG-së në shtetet e Europës Juglindore, po ashtu dhe perspektiva e shitjes së resortit Astir Palace; riblerja e vazhdueshme e detyrimeve; një menaxhim optimal i aktiveve të ponderuara me rrezik. Si rrjedhojë e këtyre veprimeve, NBG do të mbetet një factor kyç i fuqisë dhe stabilitetit në sistemin vendas banker greke, duke qenë në gjendje të tërheqë fonde private që janë të nevojshme për të vazhduar me rikapitalizimin.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.