Monedha e përbashkët është këmbyer sot me 135.37 lekë, duke u forcuar lehtë, me 0.03 lekë, përkundrejt lekut, krahasuar me një ditë më parë. E kundërta ka ndodhur në tregjet ndërkombëtare ku monedha euro është dobësuar përkundrejt monedhës së gjelbër amerikane.
Megjithatë krahasuar me një vit më parë euro tregtohej në nivelin e 138.5 lekëve, rreth 3 lekë më shumë se sot. Sipas ekspertëve, kursi i këmbimit do të luhatet në këto nivele, ndërsa në verë pritet që monedha europiane të zhvlerësohet akoma më shumë.
Rënia e fuqisë blerëse, por edhe rritja e ofertës në euro nga projekte si TAP-i, janë faktorë të cilët kanë ndikuar në zhvlerësimin e monedhës europiane në vend.
Edhe në tregjet ndërkombëtare këmbimi i euros ka njohur rënie duke iu afruar barazimit me dollarin, sidomos pas tronditjeve politike, si Brexit, por edhe si pasojë e krizës bankare në Itali.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.