Ndalimi i produkteve boshnjake në Rusi alarmon fermerët vendas

27/08/2016 8:03 AM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:

Prodhuesit boshnjakë të frutave dhe perimeve me shumë gjasa do të humbasin miliona euro, si pasojë e vendosjes së ndalimit të përkohshëm të importit të artikujve të tillë nga Bosnja, kjo si pasojë e shqetësimeve rreth elementeve të sigurisë.
Frika e këtyre prodhuesve u bë edhe më e madhe, kur më 4 gusht Rusia paraqiti një ndalim të përkohshëm të importit të këtyre produkteve nga Bosnja.
Nëse kjo bllokadë do të mbetet në fuqi edhe në muajt pasardhës, dëmet që do t’i shkaktohen prodhuesve do të jenë të shumë të mëdha, – u shpreh për BIRN, presidenti i Shoqatës së Prodhuesve të Frutave të Republikës Srpska, etnitet i mbizotëruar nga serbët e Bosnjës. Kjo është një periudhë e rëndësishme, pasi fermerët kanë filluar të korrat, u shpreh Dojcinovic, i cili vuri në dukje se stina e pranverës nuk sjell përfitime të mëdha për fermerët dhe se shumë prej tyre kishin nënshkruar tashmë kontrata me Rusinë për të eksportuar prodhimet e tyre.
Rosselkhoznadzor, veterinar rus dhe drejtor i Shërbimit të Inspektimit Shëndetësor të Bimëve, tha se ky ndalim u bë kryesisht për shkak të shqetësimeve rreth sigurisë.
‘Ndalimi i importit të këtyre produkteve erdhi si pasojë e mungesës së informacionit mbi gjendjen shëndetësore të bimëve të Bosnjës dhe Hercegovinës për shkak se ministri boshnjak i Tregtisë së Jashtme refuzoi të pranonte inspektimin nga Rosselkhoznadzor, i cili do të kryente një inspektim mbi kontrollin e sistemit shëndetësor të bimëve, u shpreh ky i fundit për Aljazeera Balkans.
Sipas një faqeje boshnjake biznesi online, në korrik, ekspertët rusë nga Qendra për Zhvillimin e Sipërmarrjes në Shën Petërburg kishin paralajmëruar se certifikatat e eksportit për tregun e BE-së nuk janë të vlefshme për Rusinë.
Ministri boshnjak i Tregtisë së Jashtme nuk pranoi të bëjë asnjë koment për BIRN mbi vendimin e autoriteteve ruse.
Një ndalim afatgjatë do të ishte një goditje e madhe për sektorin e bujqësisë në Bosnjë, i cili në dy vitet e fundit ka eksportuar masivisht në tregun rus, duke përfituar nga sanksionet e paraqitura nga BE-ja kundër Moskës në vitin 2014 në lidhje me Ukrainën.
Sipas Dhomës së Tregtisë së Jashtme Boshnjake, vlera e eksporteve të frutave dhe perimeve, sidomos mollëve, dardhave, rrushit, lakrave dhe domateve në Rusi u rrit nga 3 milionë euro në vitin 2014 në 11.8 milionë euro në vitin 2015.
Vetën në gjashtë muajt e parë të këtij viti, vlera e kësaj tregtie arriti shifrën 10 milionë euro.
Në qoftë se ndalimi nuk hiqet, prodhuesit bujqësorë në Bosnjë mund të humbin deri në 25 milionë euro, që do të jetë një humbje e madhe, -tha për BIRN, Amila Sehic, një ekspert në Dhomën e Tregtisë së Bosnjës.
I të njëjtit mendim ishte edhe Vladimir Blagojeviç, zëdhënës i Dhomës së Tregtisë të Republikës Srpska.
Sipas tij, eksportet nga RS në Rusi janë rritur vazhdimisht gjatë viteve të fundit dhe se frutat janë një nga produktet më të rëndësishme që eksportohen në Rusi.
‘Në qoftë se ky ndalim mbetet në fuqi, humbja që do të shkaktohet si pasojë e saj do të jetë e niveleve shumë të larta’.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of