Ndërhyrjet e jashtme në çështjet ekonomike, politike dhe ushtarake, ku renditet Shqipëria

17/10/2019 10:00 AM 0 komente

Shqipëria renditet e 121-ta në botë dhe e treta në Ballkan sa i përket indeksit të ndërhyrjes së jashtme, me të dhënat e vitit të shkuar. Sipas indeksit 2019, i cili merr në konsideratë ndërhyrjen e jashtme në sferën politike, ushtarake apo ekonomike të një vendi, tregues i cili e shndërron këtë vend në një shtet me varësi, Shqipëria ka pikësim 6.7 nga 10 maksimale, pa asnjë ndryshim nga viti i shkuar.

Më të lartin në Ballkan e ka Bosnjë – Hercegovina me 8.2, Mali i Zi 7.1 pikë, Serbia 6.6 pikë, ndërsa Maqedonia ka në total 6,1 pikë.
Në krye të listës qëndrojnë Haiti, Libia, Siria dhe Jemeni, me totalin e pikësimit të ndërhyrjeve të jashtme, ndërsa më pak të varur politikisht, ushtarakisht dhe ekonomikisht janë shtete europiane si Belgjika, Danimarka, Finlanda, Gjermania, Zvicra dhe Mbretëria e Bashkuar.
Duhet theksuar se sipas indikatorëve të këtij indeksi, asnjë shtet në botë nuk ka marrë 0 pikë, pra asnjë ndërhyrje. Shtetet e mësipërme kanë pikësim 1.

Indeksi i Ndërhyrjes së Jashtme merr në konsideratë ndikimin e aktorëve të jashtëm në funksionimin – veçanërisht sigurinë dhe ekonominë – të një shteti. Nga njëra anë, Ndërhyrja e Jashtme fokusohet në aspektet e sigurisë të angazhimit nga aktorët e jashtëm, të fshehtë dhe të hapur, në punët e brendshme të një shteti në rrezik nga qeveritë, ushtritë, shërbimet e inteligjencës, grupet e identitetit ose subjektet e tjera që mund të ndikojnë në balancën e pushtetit (ose zgjidhjes së një konflikti) brenda një shteti.

Nga ana tjetër, Ndërhyrja e Jashtme gjithashtu përqendrohet në angazhimin ekonomik të aktorëve të jashtëm, duke përfshirë organizatat multilaterale, nëpërmjet kredive në shkallë të gjerë, projekteve të zhvillimit ose ndihmës së huaj, siç është mbështetja e vazhdueshme e buxhetit, kontrolli i financave ose menaxhimi i politikës ekonomike të shtetit, duke krijuar varësi ekonomike. Ndërhyrja e jashtme gjithashtu merr parasysh ndërhyrjen humanitare, siç është vendosja e një misioni ndërkombëtar paqeruajtës. Ky indeks është pjesë përbërëse e Indeksit të Brishtësisë me të dhënat e plota të vitit 2018.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of