Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri me dije se nga e shtuna datë 7 Mars 2020, ora 21:00, në kuadër të projektit të mirëmbajtjes me performance të Bankës Botërore, do të fillojë ndërhyrja për instalimin e rrjetit KUB për rehabilitimin e segmentit rrugor Kombinat–Vaqarr. Për automjetet mbi 3.5 ton do të ketë devijim të trafikut në dy drejtimet.
“Punimet parashikohet të realizohen duke filluar nga data 7 Mars 2020, ora 21:00 deri më 08 Mars 2020 ora 06:00. Nga ana e Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe Policisë së Qarkullimit Rrugor është hartuar një plan operacional i ndërhyrjes dhe devijimit të trafikut për të shmangur bllokimin e qarkullimit dhe garantuar mbarëvajtjen e punës në terren.
Për këtë arsye gjatë kohës së kryerjes së këtyre punimeve trafiku i mjeteve mbi 3.5 Ton do të devijohet përkatësisht:
- Në drejtimin Kombinat–Vaqarr te kthesa e Prushit,
- Në drejtimin Vaqarr–Kombinat te kthesa e Arbanës.
ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor kërkojnë mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e drejtuesve të mjeteve dhe bizneseve të zonës gjatë procesit të ndërhyrjes në këtë aks rrugor, respektimin në mënyrë rigoroze të sinjalistikës provizore të vendosur, si dhe udhëzimet e Policisë Rrugore në terren” thuhet në njoftimin e ARRSH.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.