Falë karakteristikave gjeometrike të mrekullueshme dhe zgjedhjeve të guximshme të ngjyrave, stili Art Deco i ka rezistuar provës së kohës. Arkitektura Art Deco bëhet e pangatërrueshme nga format simetrike dhe ndikimet e artit egjiptian. Një udhëtim në disa nga ndërtesat më të bukura të Art Deco në botë… Zbuloni pse ky stil arrin të magjepsë edhe pas një shekulli…
Cavalier Hotel, perla e Art Déco në Majami
I ndërtuar në fillim të vitit 1936, pikërisht në kulmin e lëvizjes botërore Art Deco, Cavalier South Beach hotel është me të vërtetë një pjesë e historisë së qytetit. I rinovuar në 2015, hoteli ruan ende një bukuri dhe stil unik, si asnjë tjetër në Majami.
Teatri Eden, qendra kulturore e Lisbonës
Teatri Eden mbetet një nga ndërtesat teatrore / kinematografike më të rëndësishme të qytetit të Lisbonës. I përuruar në vitin 1931, fasada e tij dominon sheshin kryesor të qytetit, Praça dos Restauradores. Në pjesën e sipërme të fasadës gjigante, një basoreliev tregon aktorë të stilizuar përpara një trupe kinematografike, nën syrin e kamerave.
Chrysler Building, shembull i Art Déco në botë
Ndër shembujt më të famshëm në botë të arkitekturës Art Déco, Chrysler Building ishte ndërtesa më e lartë në botë, para se Empire State Building t’ia kalonte në vitin 1931. Pjesa e sipërme e ndërtesës ka një veshje prej çeliku inoks që e bën atë unik dhe të pangatërrueshëm.
Los Anxhelos, biblioteka monumentale Art Déco
Richard J. Riordan Central Library në qendër të Los Anxhelosit nuk është vetëm një bibliotekë autoritare, por edhe një pikë referimi e rëndësishme arkitekturore për qytetin. E projektuar nga arkitekti njujorkez Bertram Goodhue, biblioteka qendrore origjinale u ndërtua në mesin e viteve ’20. Thjeshtësia e saj monumentale shërben si sfond për një projekt ambicioz i skulptorës dekorative, që merr jetë te kulla dhe në fasada.
Palacio de Bellas Artes, kryevepër e Art Déco meksikane
Ndërkohë që pjesa e jashtme e Palacio de Bellas Artes në Qytetin e Meksikës është projektuar kryesisht në stilin neoklasik të Art Nouveau, pjesa e brendshme është në Art Déco, me murale të Diego Rivera dhe David Alfaro Siqueiros.
Palais de Chaillot, thesar i artit francez
I ndërtuar me rastin e Ekspozitës Ndërkombëtare në vitin 1937, Palais de Chaillot në Paris u projektua nga arkitektët Jacques Carlu, Louis-Hippolyte Boileau dhe Léon Azéma. Kompleksi u zbukurua nga dhjetëra artistë të asaj kohe.
Eastern, qiellgërvishtësi i bruztë në Los Anxhelos
Në qendër të Los Anxhelos, ndërtesa u përfundua në vitin 1930. Kjo kryevepër u projektua nga arkitekti i famshëm i Los Anxhelos, Claud Beelman, i cili ka krijuar shumë struktura Art Déco në qytet.
Empire State Building, Nju Jork
I ndërtuar në vitin 1931, qiellgërvishtësi i famshëm prej 103 katesh mbante rekordin e grataçielës më të lartë të qytetit, me 381 metrat e saj, para se të përfundonte One World Trade Center në 2014. Sot (për fat të keq) e ka rifituar këtë titull.
Guardian Building, “Katedralja e financave”
Qiellgërvishtësi Art Déco në Detroit, i cilësuar si “Katedralja e financave” u projektua nga arkitekti Wirt C. Rowland, i cili përfundoi në vitin 1929. Pjesa e brendshme dhe e jashtme janë pasuruar me detaje të asaj kohe, si mozaikë e piktura murale.