Teksa punimet për ndërtimin e aeroportit në qytetin e Chincheros në Peru kanë filluar së fundmi, ato janë shoqëruar edhe me protesa nga ana e historianëve dhe ambientalistëve.
Bulldozierët po pastrojnë tokën në të cilën do të ndërtohet pista në Chinchero. Ky aeroport ndodhet vetëm 58 kilometra larg nga një prej atraksioneve më të preferuara nga turistët në botë, Lugina e Shenjtë, pranë Cuscos.
Zona e Chincheros dhe rrethinat e saj janë shumë të pasura nga ana historike dhe kulturore, gjë kjo e cila ka shkaktuar edhe protesta të shumta nga ana e historianëve dhe ambinetalistëve, sipas të cilëve, ndërtimi i këtij aeroporti do të jetë njëkohësisht edhe shkatërrimi i këtij peisazhi të mrekullueshëm dhe të ruajtur me shumë fanatizëm deri në ditët e sotme.
Deri më tani numri i personave që kanë nënshkruar një peticion online për ndalimin e punimeve dhe për anullimin e ndërtimit të aeroportit pikërisht në këtë zonë dhe që i është dërguar Presidentit të Perusë, Martín Vizcarra, ka shkuar në mbi 7,000 persona.
Ky peticion ishte fillimisht iniciativa e Natalia Majluf, një historiane arti nga Peruja që aktualisht punon në Universitetin e Kembrixhit.
Ajo publikoi në disa prej llogarive të saj në rrjetet sociale se: Ndërtimi i aeroportit në qytetin e Chincheros është nëj prej kërcënimeve më të mëdha ndaj ruajtjes së një prej pasurive më të rëndësishme të botës. Zona e Chincheros dhe rrethinat e saj janë një pasuri e vërtetë e cila duhet ruajtur me fanatizëm, dhe ndërtimi i këtij aeroporti do të ishte njëkohësisht edhe shkatërrimi i të gjitha këtyre vlerave.
Një projekt i ngjashëm u prezantua edhe në vitin 2012, nga Presidentja e asaj kohe, Ollanta Humala, dhe nuk u ndërtua.
Turistët që duan të vizitojnë Maçu Piçun duhet të fluturojnë deri në aeroportin Cusco, që është 80.5 kilometra larg, dhe më pas të marrin një autobus ose tren për të shkuar në qytetërimin antik. Ky aeroport ka vetëm një pistë dhe shumica e turistëve vinë nga Kryeqyteti i Perusë, Lima dhe Kryeqyteti i Bolivisë, La Paz.
Ndërsa aeroporti i ri i Chincheros do të jetë në gjendje të mirëpresë avionë më të mëdhenj dhe nga vende të ndryshme të Amerikës Latine dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Maçu Piçu është një Pasuri Botërore që ruhet nga UNESCO, dhe që aktualisht e ka reduktaur numrin e vizitorëve në 3,000 në ditë për ta ruajtuar atë sa më shumë, në mënyrë të tillë që ndikimi i turistëvë në atë mjedis të jetë sa më i vogël.