Ndërtimi i metrosë së Beogradit fillon në nëntor 

22/02/2021 3:28 PM 0 komente

Serbia do të nisë ndërtimin e linjës së parë të metrosë së Beogradit në nëntor, tha ministri i Infrastrukturës Tomislav Momiroviç. 

“Ne kemi marrë vendime për të gjitha çështjet e hapura”, tha Momiroviç në një video të postuar në faqen e internetit të agjencisë së lajmeve Tanjug, pas një takimi në Paris me përfaqësuesit e Egis Rail, firmës hartuese të projektit. 

Punimet e ndërtimit të linjës së dytë të metrosë në Beograd do të fillojnë në vitin 2022, shtoi Momiroviç. 

Më herët, ministri i Financave, Sinisa Mali, tha se linja e parë e metrosë do të nisë në vitin 2028. 

Sipas modelit paraprak të projektit, rrjeti i metrosë në Beograd fillimisht do të përbëhet nga dy linja përkatësisht 22 km dhe 19.8 km dhe do të integrojë katër linja hekurudhore urbane.

Linja e parë e metrosë do të kalojë përgjatë lumit Sava, duke kaluar në qendër të Beogradit dhe do të lidhë zonën Makisko Polje në pjesën jugperëndimore të kryeqytetit serb me lagjen Mirijevo në verilindje, pranë lumit të Danubit.

Linja e dytë do të lidhë Zemun, një periferi veriperëndimore të Beogradit, me lagjen Mirijevo përmes komunës urbane të Beogradit të Ri. 

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of