Janë botuar në Fletoren zyrtare disa ndryshime PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA
NË VENDIMINNR.254, DATË 27.3.2020, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRCAKTIMIN E PROCEDURAVE, TË DOKUMENTACIONIT DHE TË MASËS SË PËRFITIMIT TË NDIHMËS FINANCIARE PËR TË PUNËSUARIT NË SUBJEKTET E BIZNESIT ME TË ARDHURA VJETORE DERI 14 MILIONË LEKË, NDIHMËS EKONOMIKE E TË PAGESËS TË SË ARDHURËS NGA PAPUNËSIA GJATË PERIUDHËS SË FATKEQËSISË NATYRORE, TË SHPALLUR SI PASOJË E COVID-19”.
Së pari, fondi total rritet me 10%, nga 5.8 miliardë lekë, në 6.4 miliardë lekë.
Aplikimi për të përfituar ndihmë financiare bëhet nga subjekti i të vetëpunësuarit/punësuarit. Individët, të cilët janë në më tepër se një listëpagesë, kur të dy aktivitetet janë të mbyllur si pasojë e masave shtrenguese, përfitojnë si ndihmë financiare vetëm një pagë minimale. Në rastin kur vetëm një prej aktiviteteve rezulton i lejuar, individi, i cili është në më tepër se në një listëpagesë, nuk e përfiton ndihmën financiare të pagës minimale.
Përfituesit e ndihmës financiare janë individët e vetëpunësuar/punësuar në subjektet me të ardhura vjetore deri në 14 000 000 (katërmbëdhjetë milionë) lekë, sipas kategorizimit të mëposhtëm:
- a) Personat fizikë të vetëpunësuar;
- b) Punonjësit e papaguar të familjes të personit fizik tregtar;
- c) Të punësuarit në personat fizikë tregtarë;
ç) Të punësuarit në personat juridikë.”.
Nuk përfitojnë ndihmë finaciare individët e vetëpunësuar/punësuar, të cilët kanë realizuar për vitin 2019 të ardhura bruto nga paga mbi 2 000 000 (dy milionë) lekë.”
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
po ne qe kemi punu ne collcenter e tani nuk punojme me per shkak te coronavirusit kur do perfitojme
Shes te tregu laprakes dhe shes malle te perdorur paguaj taksat per hapsir publike nuk jam e siguruar ne marin gje per pag lufte
Kam qender interneti te deklalaruar ne lejen qe disponoj ,ku tavolinat jane ngjitur dhe ambjenti ku ushtroj aktivitetin eshte I Vogel.Aplikova po MA refuzuan perse, me those je kancelari duke Mos qene.ta hap dyqanin me thane te tatimeve,po ketu lozen lojra ne kompjuter dhe ps4 dhe qe te Lokesh Jan after,perdorin maus kufje dhe leva ps4.A mundesh te punosh keshtu dhe pse tatimet me tjetersojne aktivitetin per te Mos me dhene ndihmen
https://www.tatime.gov.al/d/8/45/45/1311/ankesat-e-individeve-per-perfitimin-e-ndihmes-financiare-do-te-priten-nga-sherbimi-per-tatimpaguesit-ne-drejtorite-rajonale-tatimore
Pershendetje. Po per ne qe nuk kemi biznes, nuk marrim pagese papunesie deri ne Janar 2020 kemi perfituar dhe nuk marrim as ndihme ekonomike, por jemi regjistruar si punekerkues, çfare perfitojme?
Nuk shpresoj te marr ndonje pergjigje pozitive se duken bathet i themi ne, megjithate per te marre pjese ne diskutim sepse ka shume si une qe kerkojne nje pergjigje. Faleminderit
Nuk ka kategorizim biznese te lejuara dhe te palejuara? Sepse shume bizneseve u eshte refuzuar kerkesa per perfitimin e ndihmes financiare sepse jane me status Biznese te lejuara per ushtrim aktiviteti, pavaresisht se jane mbyllur per shkak te situates
do perfitoni nga paketa e dyte