Ndërkohë që “novela e koronavirusit” po bëhet e njohur në të gjithë botën, rrjeti i liderëve të rinj nën 30 vjeç, Global Shapers, po ndërmerr veprime në më shumë se 50 shtete. Ky rrjet ka filluar të ndajë informacione si masat bazike mbrojtëse, duke vazhduar me përkthimin e informacioneve të rëndësishme në gjuhë të ndryshme dhe fillimin e fushatave për të luftuar ksenofobinë dhe keqinformimin.
Në vend që t’i përfshijë frika dhe paniku, anëtarët e këtij rrjeti po veprojnë ndryshe. Ata po marrin si referencë vetëm informacione nga burime të sigurta dhe në këtë mënyrë, po informojnë siç duhet jo vetëm veten por edhe të tjerët. Ja se cilat janë disa prej këshillave që ata japin:
- Informohuni dhe informoni edhe të tjerët
Duke qenë se frika përhapet shumë më shpejt sesa faktet, mundohuni të informoheni në lidhje me këtë virus. Thelloni njohuritë duke u mbështetur në informacione të marra nga burime të sigurta dhe më pas shpërndajuani ato edhe të tjerëve.
Nuk dini se nga t’ia nisni. Forumi Ekonomik Botëror ka një platformë me informacione të përditësuara mbi këtë krizë, ku pjesa më e madhe e tyre kanë si burim Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe rrjetin global të ekspertëve të saj.
- Ndërmerrni veprime që nuk cenojnë sigurinë e komunitetit tuaj, por i vijnë atij në ndihmë
Kur jeni në moshë të re dhe të shëndetshëm, mundësitë që ju të prekeni nga sëmundje të ndryshme janë shumë të ulëta. Prandaj, duke qenë se moshat e mëdha kanë një probabilitet më të lartë për t’u prekur prej tyre, ju mund t’i mbështesni ata duke i ndihmuar.
Nxisni të tjerët që të tregohen sa më të kujdesshëm, duke përfshirë larjen e duarve në mënyrë të rregullt, duke mbajtur distancë nga njëri-tjetri dhe duke qëndruar në shtëpi. Këto veprime do të kufizojnë përhapjen e këtij virusi dhe do të ulin ndikimin negativ mbi shëndetin publik, shoqërinë dhe ekonominë.
- Sigurohuni që organizata juaj të bëjë gjënë e duhur
Organizatat dhe punonjësit luajnë një rol të rëndësishëm në luftën kundër këtij virusi. Inkurajoni organizatën ku ju punoni që të ndërmarrë veprimet e duhura në luftën kundër këtij virusi, për shembull, sigurohuni që hapësirat dhe sipërfaqet e ndryshme në punë të jenë të pastruara dhe të dezinfektuara. Promovoni të punuarit nga shtëpia si një masë parandaluese.
Nuk ekziston hierarki në promovimin dhe nxitjen e të vepruarit në mënyrën e duhur.