Ndihmat sociale, Zvicra me 700 mijë të varfër më pak

19/10/2017 8:30 AM 0 komente

Zyra Federale e Statistikave ka llogaritur se cila pjesë e popullatës do të prekej nga varfëria në rast se nuk do të merrte ndihma sociale. Sipas kësaj përllogaritjeje, në vitin 2015 në Zvicër do të kishim 15.9% ose afër 1.3 milionë njerëz të varfër, shkruan sda.ch.

Ndërsa në kushtet ekzistuese, shkalla reale e varfërisë, sipas kritereve zvicerane është 7% ose në 570 mijë njerëz të varfër, pra më pak se gjysma e shifrës së parë. Për të rezultuar kjo përqindje, në buxhetet familjare përfshihen të gjitha të ashtuquajturat “transfertat sociale”, siç janë shtesat e fëmijëve, pensionet e invaliditetit, zbritjet e premive (të sigurimit shëndetësor), ndihmat sociale dhe ndihmat e papunësisë, etj.

Veçanërisht te çiftet me fëmijë nën tre vjeç ose me tre e më shumë fëmijë, ndihmat e përmendura ndihmojnë shumë në zbutjen e varfërisë, shkruan albinfo.ch. Pa këtë mbështetje, këto kategori, me kuotën mbi 18% do të ishin më shumë se dy herë më shpesh të varfra se sa çiftet pa fëmijë (7.7%).

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of