“NGO Connection Day” ishte aktiviteti , ku kreu i Microsoft Albania bëri të ditur pocizionin e vendit tonë në marrëdhënie me shoqatat jofitimprurëse. Sipas tij, Shqipëria ka avancuar, e krahasuar me vendet e rajonit, për vëmendjen që kanë marrë OJF-të.
“Microsoft punon dhe mbështet mbi 80 mijë OJF në të gjithë botën. Mbështetja që ne japim, edhe në Shqipëri, është në kuadër të ndihmesës që këto OJF mund të bëjnë për të mirën e komunitetit.”- tha Agim Bekaj, duke shtuar se ndihmesa e dhënë ishte në formë donacionesh ose programesh kompjuterike.
I ftuar në panel, ministri i Mirëqenies Sociale Erion Veliaj deklaroi se ndihmesa e dhënë për OJF të ndryshme është e rëndësishme, por ndër hapat e duhur për zhvillimin e vendit do të ishte ajo e përqafimit të teknologjisë së informacionit.
Veliaj theksoi se një ndër hapat e marrë nga qeveria ka qenë dizhitalizimi i ndihmesës sociale, hap ky që evidentoi parregullsitë dhe ndihmoi në qasjen e dhënë grupeve vërtet në nevojë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.