Koronavirusi, i cili u shfaq në Lindjen e Mesme e pas ka prekur edhe shumë vende të botës, pritet të ketë ndikime të forta në ekonominë greke. Shkalla dhe sesa të forta do të jenë pasojat varet nga shumë parametra, si shpejtësia më të cilën do të frenohet virusi, diçka që pritet të ndodhë me rritjen e temperaturave, thonë ekonomistët.
Tashmë, efektet janë të dukshme në shtetin fqinjë në Greqi, si në aspektin ndjenjës ekonomike ashtu edhe në aktivitetin real, në disa sektorë, si turizmi, transporti detar, ai rrugor, si dhe në sektorët e mallrave dhe prodhimit.
Ekonomistët që fokusohen në turizmin grek thonë se një skenar i mundshëm është që rreth 10 për qind e prodhimit të brendshëm bruto po zvogëlohet me 1/10. Kjo i largon 1.8 miliardë euro ekonomisë greke. Ne qoftë se shtohet edhe shpërndarja, që llogaritet për 7 për qind te ekonomisë, me një zvogëlim të ngjashëm pre 10 për qind, efekti i virusit do të zvogëlojë rreth 1.5% nga PBB-ja e Greqisë, ose rreth 2.7 miliardë euro.
Ekziston edhe skenari më optimist, duke parashikuar kontrollimin e virusit deri në prill, në mënyrë që kërkesa të kthehet përsëri për të mbuluar boshllëqet.
Shumë prodhues që përdorin materiale të papërpunuara ose të gjysmë të përpunuara- të tilla si kompani farmaceutike, kimike dhe produkte të kujdesit personal – në këtë situatë nuk janë në gjendje të marrin furnizimet e nevojshme për të vazhduar prodhimin.
Rënia e tregtisë globale për shkak të virusit kinez nënkupton një rënie të kërkesës për transportin e lëndëve të para dhe produkteve finale, si nafta e papërpunuar dhe karburanti.