Ndotja e ajrit shkakton 852 vdekje të parakohshme në Kosovë 

18/11/2019 1:36 PM 0 komente

Qytetarët e Kosovës vazhdojnë të vuajnë pasojat e ajrit të ndotur në të cilin janë duke jetuar tash e sa vite. Ajri i ndotur po ua merr edhe jetën në kohë të më hershme. Sipas një hulumtimi në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur  ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme.

 

Me rastin e shënimit të 30-vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës, Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF mbajti konferencë për medie, ku u prezantua hulumtimi mbi pasojat e ndotjes së ajrit te fëmijët.

Sipas këtij hulumtimi thuhet se në Kosovë çdo vit si pasojë e ajrit të ndotur në ndodhin nga 852 vdekje të parakohshme. 

Ndërsa më të atakuarit mbesin fëmijët, sidomos ata që jetojnë në zona urbane.

Donjeta Kelmendi, drejtoreshe e KOMF-it, tha se qytetarët në zona urbane përballen me ndotje të ajrit ku më të prekurit janë fëmijët.

“Është iniciuar me qëllim të thirrjes për veprim për mbrojtën e fëmijëve nga ajri i ndotur. Qytetarët po përballen me ndotje të ajrit në zonat urbane ku fëmijët janë më të atakuarit“, tha Kelmendi.

Vlorian Molliqaj, Drejtor Ekzekutiv – Action for Mothers and Children (AMC), tha se ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme.

“Sipas matjes që ka bërë ambasada e ShBA-së në vitin 2017 gjendja alarmante vlerë e papranueshme nga OBSh-ja. Sipas të dhënave të bankës botërore është vlerësuar që ndotja e ajrit në Kosovë shkakton 852 vdekje të parakohshme, 318 raste të reja të bronkitit kronik , 605 raste të pranuara në spital dhe 11.900 vizita emergjente në çdo vit”, tha ai.

Më tej ai tregoi qe personat e ekspozuar gjatë fëmijërisë së tyre në ajër te ndotur kanë pritje për të pasur ngecje në zhvillim fizik dhe psikologjik gjatë jetës se tyre.

Specialistja për monitorim Bukureza Surdulli dha rekomandimet sa i përket ndotjes.

“KOMF-ja u rekomandon institucioneve të të zhvillohen politika qe adresojnë ndotjen. e ajrit të zhvillohen hulumtime për ndikimin e ajrit ne shëndet hulumtime të vendeve me problematike të njëjtë të ndahet buxhet i mjaftueshëm të sigurohem të dhëna të sakta për ndotësit e ajrit, të sigurohen mënyra alternativa të ngrohjes të zhvillohej fushata vetëdijesimi për ndalimin e thëngjillit dhe fushata në shkolla”, tha ajo.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of