Kontabilisti Sotiraq Dhamo pohoi për “Monitor” se nisma për ndryshimin e tatimit të të vetëpunësuarve si profesionistë të lirë është antikushtetuese, pasi të ardhurat e biznesit tatohen si të ardhura të të punësuari në një biznes.
“Janë disa profesione të lira shërbimesh, te cilat ushtrojnë profesionin bazuar në një rregullim ligjor, duke investuar fort në këto biznese profesionale të lira.
Këtu do të përmendja avokatët, mjekët, infermierët, kontabilistët e miratuar, audituesit, noterët, ndërmjetësit e pasurive të paluajtshme, etj. Këta profesionistë, në fakt, ushtrojnë një aktivitet biznesi të mirëfilltë dhe nuk mund të konsiderohet si shërbim pune, por si biznes.
Të adhuruat e tyre nuk mund të tatohen në mënyrë progresive si tatohen pagat e punës, sepse këta profesionistë kanë marrë riskun e gjetjes së punës, së klientëve vetë. Ata kanë të gjitha risqet që ka një biznes dhe nuk janë njëlloj, si një i punësuar që kryhen punën 8-orëshe, punë që ia gjejnë të tjerët (biznesi apo institucioni ku punon) dhe nuk kanë asnjë risk biznesi dhe në fund të ditës së punës shkojnë pranë familjeve të tyre, pa asnjë shqetësim për biznesin ku punojnë.
Për më tepër, kryeministri Edi Rama, ka vendosur në politikën e tij dhe të qeverisë që drejton, përjashtimin nga tatimi deri në 14 mln lekë të të gjitha bizneseve të vogla. Atëherë, përse i ndan në grupe profesionistësh dhe jo profesionistësh?
Çfarë ndryshimi ka në pikëpamjen e riskut dhe përfitimit të biznesit një biznes profesional shërbimesh, me një biznes tregtimi artikuj të ndryshëm ushqimorë apo jo ushqimorë?
Ambiente me qira marrin marketet dhe dyqanet, ambient me qira marrin dhe profesionistët e lirë të shërbimeve, shërbim tregtimi kryejnë tregtarët, shërbim konsulence ofrojnë dhe profesionistët e lirë. Ndryshon natyra e lloji i biznesit, por gjithsesi biznes mbeten për të dyja grupet. Duket sikur Administrata Tatimore (AT) i shikon me zili profesionistët e lirë, si “borgjezë” të rinj?
Vendosja e tatimit mbi pagat të të ardhurave të profesionistëve të lirë është e gabuar dhe jokushtetuese. Ato janë të ardhura biznesi profesional dhe duhet të tatohen si të tilla, pra si të ardhura biznesi dhe jo si të ardhura nga paga. Askush nuk mund t’i trajtojë të ardhurat e biznesit si të ardhura nga paga, sepse kjo do të përbënte shkelje të barazisë kushtetuese, ku të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Pra, nëse bëj biznes profesional, do të trajtohen si të gjithë bizneset e tjera edhe në lidhje me tatimin mbi fitimin. Nga ana tjetër, kjo nismë, nëse ndërmerret për profesionistë të lirë persona fizikë të vetëpunësuar, mendoj se është në kundërshtim me frymën që duhet të ketë një qeveri kombëtare për të krijuar shtresën dhe klasën udhëheqëse edhe në biznes për të siguruar punësim, të ardhura dhe zhvillim.
Është kjo klasë që drejton ekonominë dhe nuk duhet të goditet, përkundrazi duhet të mbështetet që të ketë mundësi të investohet dhe të zhvillohet sa më shumë”, – pohon ai.
Shkelja e primit të barazisë dhe fryma antikushtetuese e draftit veçohet edhe nga ekspertë të tjerë, duke sjellë shembullin e personave fizikë me klasifikime të ndryshme, por me të ardhura të njëjta. Ndryshimet ligjore parashikojnë që taksimi të jetë progresiv, edhe kur të ardhurat janë të njëjta për persona fizikë me klasifikime të ndryshme.
P.sh., 2 biznese persona fizikë me xhiro vjetore 80,000 euro, njëri berber dhe tjetri kontabilist, që kanë kosto qiraje, ujë, drita etj., në vit, në vlerën e 8,000 eurove dhe fitim i supozuar prej 80,000 euro. Në të dyja rastet, fitimi hipotetik, pasi i zbriten shpenzimet, llogaritet 72,000 euro. Me taksimin progresiv secili subjekt do të paguajë 1,500 euro në muaj, apo 18,000 euro në vit.
Kontabilisti Dhamo shprehet se nisma “godet” në tërësi një grup social të punësuarish, duke u bazuar te disa raste specifike abuzive që duhet të penalizohen me gjoba nga tatimet.
“Vendosja e tatimit progresiv mbi profesionistët e vetëpunësuar që ofrojnë shërbime është një qëndrim dhe ide shumë e gabuar dhe për më tepër, jo e bazuar në realitet, por në raste specifike dhe shumë të veçanta, kur individë të caktuar janë larguar nga lista e të punësuarve dhe janë regjistruar, si persona fizikë në organet tatimore, për të përfituar nga norma e tatimfitimit 0%.
Është krejt e gabuar dhe joprofesionale që të hartosh ligje për një grup social, duke u bazuar në raste specifike dhe jo të zakonshme. Nëse Administrata Tatimore (AT) ka evidentuar raste që punonjës dhe drejtues të caktuar të ndonjë apo disa shoqërive, janë larguar nga lista e punonjësve dhe kanë lidhur kontratë shërbimi, ligji i jep të drejtë AT që të bëjë rivlerësim situate dhe të vendosë edhe penalitetet përkatëse.
Ky është hapi i parë që duhet të bëjë AT dhe jo të kalojë direkt në ‘goditje’, pa përjashtim të të gjithë profesionistëve”.
Sotiraq Dhamo
Duket sikur Administrata Tatimore (AT) i shikon me zili profesionistët e lirë, si “borgjezë” të rinj? Vendosja e tatimit mbi pagat të të ardhurave të profesionistëve të lirë është e gabuar dhe jo kushtetuese.
Ato janë të ardhura biznesi profesional dhe duhet të tatohen si të tilla, pra si të ardhura biznesi dhe jo si të ardhura nga paga.
Askush nuk mund të trajtojë të ardhurat e biznesit si të ardhura nga paga, sepse kjo do të përbënte shkelje të barazisë kushtetuese, ku të gjithë janë barabar para ligjit.
Nëse bëj biznes profesional do të trajtohen si të gjithë bizneset e tjera, edhe në lidhje me tatimin mbi fitimin.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
Matja e audiencës kërkohet prej vitesh, por asnjëherë nuk është finalizuar me hapa konkretë, në një formë të pranuar nga të gjithë. Pas dy tryezave të nisura nga Autoriteti i Mediave Audiovizive këtë vit, si palë nxitëse, tashmë ka një Komitet të Përbashkët me aktorët…
Këtë vit, Autoriteti i Mediave Audiovizive zhvilloi dy tryeza që kishin në thelb matjen e audiencës. Në një reagim për “Monitor” ky institucion nënvizon se roli i tij është vetëm nxitës dhe se tashmë janë hedhur themelet që procesi të avancojë me palët e tjera…
Flet Genci Dulaku, administrator i “Vizion Plus” Të pasurit e shifrave të sakta për audiencën dhe preferencat e saj shihet si avantazh nga televizionet. Të paktën për administratorin e “Vizion Plus”, Genci Dulaku, ky është një nga elementet më pozitive, pasi investimet që bëhen…
Flet Konstantinos Panagiotopoulos, President, Shoqata Shqiptare e Agjencive të Komunikimit Modelet që aplikohen në botë për matjen e audiencës janë nga më të ndryshmet por për Shqipërinë, Konstantinos Panagiotopoulos, President i Shoqatës Shqiptare të Agjencive të Komunikimit, mendon se më e përshtatshme është një…
Flet Oliver Petrovski CEO i “New Moment” Çmimet e reklamave që sot aplikojnë mediat pritet që të ndryshojnë pas shifrave të zbardhura të audiencës reale. Oliver Petrovski, CEO i Agjencisë publicitare “New Moment”, vlerëson se sot është e vështirë të përcaktosh nëse je duke…
Flet Adrian Bunguri, CEO i “Trium Communications” Matja e audiencës, e cila në themel synon të forcojë transparencën e plotë për shikueshmërinë në çdo kohë dhe për çdo ekran, pritet të ketë efekt zinxhir te pjesa e marketingut. Bizneset mund të nxiten të investojnë…
Ekonomia e Amerikës ka treguar qëndrueshmëri të habitshme. Por ka ende rreziqe, shkruan The Economist Cilit personazhi vizatimor i përngjan më shumë ekonomia amerikane? Siç u propozua nga një ish-sekretar i Departamentit të Thesarit, një ish-president i Rezervës Federale të Nju Jorkut dhe kryeekonomisti…
Buxheti i shtetit shpenzoi në vitin 2023 gjithsej 674 miliardë lekë, ose rreth 6.4 miliardë euro. Sipas të dhënave zyrtare të buxhetit, rreth 60% e kësaj shume përdoret…
Ekzaminimet e para mjekësore me skaner në Shqipëri në vitin 1995 janë kryer në klinikat private. Sektori privat mjekësor është gjithashtu ndër të parët që po përdor Inteligjencën Artificiale dhe sistemet e automatizuara. Sa ka arritur t'i reduktojë kostot për mbajtjen e personelit mjekësor përdorimi…
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati dhe Zëvendës Presidentja për Evropë dhe Azi Qendrore në Bankën Botërore Antonella Bassani kanë nënshkruar Marrëveshjen për Financimin…
Kina dhe Europa, mund të përballen me një "aksident të ngadaltë", paralajmëroi kreu i një grupi tregtar europian, një ditë pasi kancelarja gjermane përcolli shqetësimet e…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe institucionet e saj duhet të ndërmarrin masa të balancuara që adresojnë nevojat e ekonomisë dhe të konsumatorëve, duke mbajtur nën…
FMN përmend gjithashtu, shqetësimet për "mungesën e ekuilibrit" fiskal në Mbretërinë e Bashkuar, Kinë dhe Itali. Fondi Monetar Ndërkombëtar, ka paralajmëruar SHBA-në, se deficitet masive fiskale,…
Platforma Telegram “po përhapet si zjarri”. Ajo pritet të arrijë 1 miliard përdorues këtë vit, tha bashkëthemeluesi i saj në një intervistë dhënë këtë të mërkurë…
Sipas një studimi të fundit të European Sponsorship Association (ESA) në bashkëpunim me Nielsen Sports, tregu europian i sponsorizimeve u rrit në 30.9 miliardë euro, duke…