Pas ndryshimeve në kodin penal, qeveria po bën gati ndryshimet dhe në disa ligje të tjera fiskale. Burime nga Ministria e Financave bëjnë të ditur se një ndër ligjet që do të ndryshojë është ai për riklasifikimin e biznesit, kjo edhe në bazë të aksionit anti-informalitet.
Një ndër propozimet që po diskutohet nga ekspertët e financave është që profesionet e lira, si berber, këpucar, robaqepës etj të jenë të jenë të regjistruar, por të përjashtohen nga cdo lloj takse me detyrimin e vetëm që të vetësigurohen.
Burime nga Ministria e Financave shpjegojnë se në këtë mënyrë kur të arrijnë moshën e pensionit ata nuk do të jenë një barrë për skemën dhe nuk do të përfitojnë nga pensioni social që jepet për të moshuarit pa të ardhura. Aktualisht këto lloj biznese konsiderohen të vogla dhe paguajnë 25 mijë lekë taksë vjetore, përvec detyrimit për tu siguruar.
Në draftin e ri Ministria e Financave do të përcaktojë edhe kriteret për klasifikimin e biznesit të vogël, të mesëm dhe të madh që është bazë edhe për taksat që ata do të paguajnë.
Gjithashtu në kuadër të aksionit kundër informalitetit qeveria është duke ndryshuar edhe ligjin për procedurat tatimore.
/ ORA NEWS
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.