Ndryshon pr.buxheti 2020/ Do të financohet rindërtimi i shtëpive të shkatërruara nga tërmeti

03/12/2019 10:49 AM 0 komente

Qeveria do të ndryshojë projektbuxhetin e vitit të ardhshëm për financuar programin e rindërtimit nga dëmet që la pas tërmeti i 26 nëntorit.

“Në buxhetin 2020 do ta kalojmë në parim, por ai do të ndryshohet nen për nen sepse po e them zyrtarisht kryeministri ka vendosur që të përfshijë fondin e rindërtimit në buxhet. Pasi ky fond të jetë përcaktuar atëherë buxheti do të ndryshohet gjatë diskutimeve nen për nen”, tha Ahmetaj.

Ministrja e financave tha se pjesa kryesore e parave për ndërtimin e banesave do të vijnë nga shkurtimi i investimeve publike, por qeveria do të vërë gërshërë edhe mbi shpenzimet korrente.

“Kemi identifikuar disa projekte të cilat mund të shtyhen me një vit për të krijuar hapësirë që të financojmë programin e rindërtimit”, tha Denaj.
Buxheti i vitit të ardhshëm do të mbajë koston më të madhe të rindërtimit. Por një pjesë e shpenzimeve emergjente do të përballohen nga buxheti i këtij viti, i cili do të ndryshohet me akt normativ

“Kemi identifikuar shkollat e dëmtuara që do të kenë prioritet absolut muajin e ardhshëm. Ndërsa për banesat po shikohet zgjidhja e qerasë sic e përdorim në shpronësimet. Pra banorët të strehohen me qera. Do shohim sa hapësira kemi këtë vit dhe do vendosim me komisionin e ekonomisë”.
Fatura e dëmeve të tërmetit ende nuk është vlerësuar plotësisht, rrjedhimisht qeveria ende nuk ka marrë vendim se sa do të jetë pjesa që do të financoje buxheti i shtetit.

Por me gjasa fatura do të jetë e lartë dhe ajo që mbetet për tu parë është se a do ta përballohet dot vetëm më shkurtimin e shpenzimeve apo qeveria do të detyrohet të marrë edhe masa të tjera në krahun e të ardhurave apo rritjen e borxhit. .

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of