Ndryshon rregullorja për të sëmurët kronikë/ Rimbursimi, dy herë në vit te mjeku

20/09/2019 2:57 PM 0 komente

Për të marrë ilaçet me rimbursim pacientët me sëmundje kronike duhej që një herë në dy muaj të paraqiten tek mjeku i familjes në mënyrë që t’i përfitojnë falas apo me gjysmë çmimi.

Dhe për ata të sëmurë që vuajnë nga diabeti, hipertensioni apo probleme kardiake për të cilët mjekimi nuk ndryshon, kjo ishte e mundimshme.

Tanimë të sëmurët kronikë nëse nuk kanë shqetësime të tjera mund të paraqiten tek mjeku i familjes për recetën e barnave me rimbursim një herë në gjashtë muaj, pra vetëm dy herë në vit. Por barnat në farmaci do t’i tërhiqen çdo dy muaj.

Janë rreth 360 mijë të sëmurë kronikë të cilët përfitojnë nga kjo lehtësi fale recetës elektronike. Po nga ana tjetër edhe mjekët e familjes lehtësohen nga përshkrimi recetës çdo dy muaj për sëmundje të cilat kanë mjekim të njëjtë.

Top Channel

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of