Peter Marino, arkitekti amerikan, në bashkëpunim me Tracy Emin dhe vëllezërit Campana, ka ndryshuar totalisht interiorin e një prej dyqanve të brandit të mirënjohur Louis Vuitton, në rrugën Neë Bond, në lagjen Mayfair, e cila konsiderohet edhe si një prej rrugëve ku bëhet parada e modës londineze, si pasojë e brandeve shumë të famshme që ndodhen aty.
Mbi 14 muaj ka zgjatur puna e arkitektit, Marino, i cili i ka dhënë këtij dyqani një fytyrë tërësisht të re, duke u bazuar mbi shprehjen “lumturia nuk njeh asnjë kufi”.
“Unë punoj me këtë brand që prej vitit 1994 dhe ne jemi zhvendosur totalisht nga ngjyra bazike, kafe e drunjtë, përfaqësuese e kësaj firme në fillimet e saj”, tha z. Marino.
Ajo po zhvillohet drejt diçkaje tërësisht ndryshe, më të qartë, më të gëzueshme, më të lumtur”, vazhdoi ai më tej.
Ky dyqan përbëhet nga dy kate dhe ngjyra bazë që dominon interiorin e tij tani është ajo e rërës së hapur.
Secili kat i tij është plotësuar me elementë të vërtetë artistikë, një detaj për të cilin Peter Marino ka insistuar që në fillim.
“Një prej qëllimeve tona më të rëndëishme ishte që të arrinim të bënim këtë hapësirë që kemi në dispozicion që të dukej sa më e madhe, sepse e kemi vënë re që njerëzit reagojnë në mënyrë befasuese ndaj hapësirave të mëdha, shpejgon më tej arkitekti.
Hapësira e këtij dyqani është aq e madhe, saqë ajo i krijon këndin e vet, si arkitetktit, artsitit dhe mbi të gjitha duke vendosur në qendër këtë brand, pra duke krijuar një harmoni të plotë ndërmjet të gjithave.
Në një prej mureve të katit të parë, kat që i takon sektorit të grave qëndron një prej pikturave të artistes Sarah Croëner, ku mbizotërojnë ngjyrat blu, portokalli dhe rozë e ndezur.
Tavolinat me forma të ndryshme prej xhami dhe ato prej druri qendrojnë të vendosura mbi tapete dhe rrugica në ngjyrë të kuqërremte, të verdhë në portokalli, duke e bërë këtë ambient sa më të ngrohtë.
Katër vite më parë, arkitekti Marino bashkëpunoi gjithashtu edhe me Christian de Portzamparc për të ndryshuar interiorin e një dyqani në Seul, të brandit të mirënjohur të Dior-it.