Nëse ju ndiheni të mbingarkuar nga rutina juaj ditore, dijeni se nuk jeni të vetmit.
Teknologjia dhe tendencat e ndryshme të ditëve të sotme hyjnë lehtësisht si në punën tuaj ashtu edhe në detyrimet e tjera që ju keni, duke ju marrë (pa ju pyetur fare) një pjesë të rëndësishme të kohës suaj.
Ndiqni hapat e mëposhtëm për të ndryshuar rutinën tuaj ditore dhe për të arritur pikun e produktivitetit:
Ngrihuni çdo ditë në të njëjtin orar
Në këtë mënyrë ju do të keni nën kontroll kohën që ju i kushtoni gjatë ditës si punës suaj ashtu edhe vetes suaj. Për më tepër, trupi juaj do të jetë më i gatshëm për të përballuar aktivitetet e ndryshme që ju mund të keni gjatë ditës.
Pastroni dhe organizoni hapësirën tuaj të punës
Duke pasur një mjedis rrethues sa më të organizuar dhe të pastër, ju do t’i kurseni vetes kohë duke kërkuar për gjëra të cilat mund t’i gjeni direkt.
Teknologjia ndihmon
Teknologjia na e ka lehtësuar shumë punën në ditët e sotme, sepse nëpërmjet pajisjeve të ndryshme teknologjike na jepet mundësia që të ndjekim një punë të rëndësishme edhe në shtëpi. Gjithashtu këshillohet që ju të automatizoni sa më shumë procese të rutinës suaj ditore në mënyrë të tillë që t’i kurseni vetes sa më shumë kohë të jetë e mundur.
Përqafoni dështimin
Duke qenë se shumë njerëz i friksohen dështimit, ata e gjejnë veten e tyre duke bërë të njejtin gabim herë pas here, gjë kjo që ia vret atyre jo vetëm kreativitetin por edhe ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në uljen e produktivitetit të tyre. Në fakt, shumë kompani përqafojnë kulturën “e të bërit sa më shumë gabime”, gjë kjo që i jep punonjësve të tyre mundësinë që të mësojnë nga gabimet e tyre, pa pasur frikë nga këto të fundit.
Kujdesuni për shëndetin
Mos u justifikoni me faktin se nuk keni mjaftueshëm kohë të lirë për t’u marrë me aktivitet fizik, sepse ky i fundit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e produktivitetit tuaj. Nëse ju kujdeseni për veten tuaj sot, do ta keni më të lehtë për të punuar në çfarëdo lloj mjedisi nesër dhe sado i lartë të jetë presioni i punës nën të cilin mund të punoni.
Bëni pushime të shkurtra
Këshillohet që ju të beni pushime të shkurtra gjatë orarit tuaj të punës, sepse kjo do t’ju ndihmojë që të ndihemi më energjikë dhe të keni një produktivitet më të lartë kur t’i riktheheni sërish punës.
Lexoni më shumë
Merrni me vete në punë një libër. Shfletoni një libër që ju intereson përpara se të flini në vend që të fiksoheni në ekranin e celularit.
Bëni diçka ndryshe nga rutina juaj
Bëni diçka ndryshe nga rutina juaj. Ndryshoni rrugën që bëni kur vini në punë, merruni me një aktivitet të ri në fundjavë, ose takoni një prej miqve tuaj që keni kohë që nuk e takoni. Duke bërë diçka ndryshe, ju do të ndiheni më të lehtësuar dhe jo aq shumë të stresuar nga përditshmëria juaj.
Eliminoni “të gjithë faktorët” që ju bëjnë të humbisni kohën
Sipas studimeve të ndryshme, secili prej nesh humbet një pejsë të çmuar të kohës së tij në aktivitete që nuk kanë kurrëfarë rëndësie. Në mund të humbasin mbi 20 minuta në ditë në rrjetet tona sociale, apo mund të humbasin një pjesë të çmuar të kohës sonë duke pritur në rradhë në një degë banke. Pasi ju të keni gjetur të gjithë faktorët që ju bëjnë që të humbisni kohë, këshillohet që të filloni t’i eleminoni ato sa më parë të jetë e mundur.