Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) në raportin e saj vjetor ka raportuar se gjatë vitit 2017 subjektet publike kanë nënshkruar 10.214 kontrata prokurimi me vlerë rreth 460 milionë euro. Për parregullsi gjatë proceseve të prokurimit gjatë vitit që lamë pas në Organin Shqyrtues të Prokurimit (OSHP) janë bërë 553 ankesa. Po ashtu gjatë monitorimit të 9.959 dokumenteve të prokurimit Komisioni Rregullativ i Prokurimit kishte gjetur gjithsej 161 gabime, të cilat kishte kërkuar që të korrigjohen para se ato të publikohen, shkruan Gazeta “Zëri”.
Rreth 10.214 kontrata të prokurimit janë nënshkruar gjatë vitit 2017 nga institucionet qendrore, lokale dhe ato të pavarura, të cilat financohen nga buxheti i shtetit.
Në raportin vjetor të Zyrës Kombëtare të Auditimit (ZKA) thuhet se vlera e kontratave të nënshkruara gjatë vitit që lamë pas ka qenë 460 milionë euro. Aty më tutje në raport thuhet se sistemi i prokurimit publik gjatë vitit 2017 ka shënuar një progres të lehtë.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.