Gjatë dy muajve të parë të këtij viti eksportet nga Porti i Durrësit drejt porteve të tjera kanë shënuar një rritje me 13 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
E shprehur në tonë fizik, nga 636 mijë tonë mallra të përpunuara gjatë këtyre dy muajve, 193 mijë tonë i përkasin eksporteve.
Të dhënat zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, tregojnë se në periudhën janar-shkurt 2021, anijet dhe tragetet kanë transportuar drejt vende të tjerë afro 193 mijë tonë mallra të ndryshme, ose 22 mijë tonë më shumë se sa në të njëjtën periudhë të vitit 2020-të.
Pjesa më e madhe të eksporteve është përpunuar në anijet me kontejnerë me rreth 106 mijë tonë, ndërsa anijet dhe tragetet kanë transportuar 87 mijë tonë mallra të tjerë për eksport.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.