Në grevë e protesta: Punëtorët e Telekomit dhe Trepçës mbesin pa paga

19/11/2020 10:57 AM 0 komente

Punëtorët e minierës së Trepçës, janë mbyllur gjatë mbrëmjes për shkak se nuk e kanë marrë ende pagën e muajit tetor. Ata tashme kanë hyrë edhe në grevë. Ndërkohë edhe punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre të muajit tetor. Ata ditë më parë kanë protestuar ku vendosen edhe të hynë në grevë.

Punëtorët e kombinatit Trepça që nga mbrëmë janë duke vazhduar grevën, me arsyetimin se ata nuk kanë marrë ende pagën e muajit tetor.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Punëtorëve të Trepçës, Gani Osmani, punëtorët do ta vazhdojnë grevën deri sa ta marrin pagën e mbetur.

Osmani ka treguar se punëtorët e tre ndërrimeve janë hyrë në grevë.

“Që nga dita e djeshme, përkatësisht nga mbrëmë, punëtorët e Trepçës janë duke mbajtur grevë, me arsyetimin se ende nuk e kanë marr pagën e mbetur të muajit tetor. Punëtorët janë këmbëngulës që do ta vazhdojnë të mos punojnë deri sa ta marrin pagën”.

Drejtori i minierës Trepça,  Xhafer Peci ka treguar se nga mbrëmë në minierë gjenden 75 punëtorë.

“Ata janë mbyllur që tri orë, numri i punëtorëve është 75, 17 prej tyre kanë qenë duke punuar ndërsa pjesa tjetër janë duke protestuar. Ata do të dalin nga miniera sapo të marrin pagën e tyre” .

Ndryshe, Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Po ashtu mbi 25 minatorë të minierës së Artanës janë ngujuar në horizontet e minierës ku ata punojnë, në shenjë proteste për mosmarrjen e pagave.

Aty po qëndrojnë që nga dita e djeshme, derisa paralajmërojnë se nuk do të dalin derisa Qeveria të mos i ekzekutojë pagat e tyre.

“Mbi 25 punëtorë të minierës së Artanës janë duke qëndruar në ambientet e tyre të punës që nga dita e djeshme në shenjë pakënaqësie për mosmarrjen e pagave. Kjo protestë ka nisur nga ndërrimi i tretë i minatorëve, ndërkaq sot i është bashkuar edhe ndërrimi i parë. Na është thënë se këtë javë do të dalin pagat, porse ne nuk do të lëvizim derisa të mos ekzekutohen ato”, ka thënë kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Minierës së Artanës, Blerim Ymeri.

Kurse, të hënën punëtorët e Telekomit protestuan para Qeverisë së Kosovës e ku vendosen edhe të hynë në grevë.

Por më pas u arritjes së marrëveshjes mes Telekomit dhe kompanisë “Dardafon” me ndërmjetësimin dhe garancinë edhe nga Qeveria e Kosovës për zhbllokimin e llogarive, Sindikata e PTK-së vendosi që të pezullojë grevën.

Mirëpo,  punëtorët e Telekomit ende nuk i kanë marrë pagat e tyre të muajit tetor.

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, Lamih Balaj  ka treguar se atyre i është premtuar që deri në fund të kësaj jave t’iu bëhen pagesat.

Megjithëse u arrit një marrëveshje, por që atë marrëveshje Balaj thotë se nuk e kanë siguruar për të parë se çfarë përmban.

“Menaxhmenti është zotuar që pagat do të dalin deri në fund të javës dhe se gjithashtu është duke u punuar që të kryhen pagesat dhe obligimet tjera e sidomos ato primarë që mundësojnë operimin e rregullt të ndërmarrjes. Sa i përket marrëveshjes së arritur me datën 16.11.2020m, ne nuk kemi arrit ta sigurojmë marrëveshjen, por do ta sigurojmë sepse ajo duhet të bëhet publike dhe të shihet së çfarë qëndron”.

Qeveria e Kosovës në fillim të javës kishte marr vendim që Trepçës t’i ndahen 1.1 milion euro.

Ky vendim është marr pasi minatorët e minierës në Stantërg kishin ndërprerë punën në fillim të këtij muaji për shkak të mosmarrjes së pagave për muajin tetor.

Po ashtu ditë më parë edhe Telekomi i Kosovës dhe kompania “Dardafon.net.LLC” kanë arritur marrëveshje për zhbllokimin e llogarive të Telekomit.

Në bazë të kësaj marrëveshjeje Telekomi obligohet që brenda 24 muajve duke filluar nga 15 janari i vitit 2021 të shlyej komplet borxhin ndaj Dardafon që është si rezultat i vendimit final të Gjykatës së Arbitrazhit dhe njohjes së këtij vendimi edhe nga gjykatat vendore.

Ky borxh i Telekomit ndaj kompanisë së Blerim Devollit vjen pas vendimit të Gjykatë së Arbitrazhit që telekomi i detyrohet kompanisë “Dardafon.net.LLC” 25 milionë.

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of