Universiteti i Prishtinës është duke u hetuar për parregullsi. Njësia për Krime Ekonomike e Policisë së Kosovës ka marrë në Rektoratin e UP-së, listat e pagave për vitet 2010 e 2011. Mendohet se në disa raste paga mujore e një profesori ka mbërritur deri në 8,000 euro. Një muaj më parë
dy hetues nga kjo njësi kanë ndërmarrë një kontroll të
imët në ambientet e këtij institucioni.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.