Në kërkim të përsosmërisë? Si ta menaxhoni situatën…

08/07/2019 5:55 PM 0 komente
TEMA TE NGJASHME:
AGF

Përsosmëria është si një monedhë… Ka dy anët e saj. Në njërën anë, mund t’ju motivojë të arrini nivele të larta dhe të realizoni një punë me cilësi. Në anën tjetër, mund të shkaktojë ankth të panevojshëm dhe të ngadalësojë produktivitetin.

Në veçanti, njerëzit e sëmurë, që synojnë të arrijnë përsosmërinë, rrezikojnë të mbeten të bllokuar, në kërkim të niveleve të paarritshme.

Alice Boyes, një studiuese amerikane për këtë temë, ish-psikologe klinike dhe autore e “The Anxiety Toolkit: Strategies for Fine-Tuning Your Mind e Moving Past Your Stuck Points”, ka identifikuar 21 veprime dhe mendime të njerëzve të sëmurë që synojnë të arrijnë përsosmërinë.

Disa prej tyre janë këto për shembull: të dorëzohesh para se të marrësh një detyrë për shkak se mos gabosh, të kesh vështirësi të marrësh edhe vendimet më të lehta, të çmendesh pasi nuk merr vlerësimet më të mira, të shmangësh delegimin e një pune, me pretendimin se të tjerët nuk arrijnë të kënaqin standardet që ke arritur ti.

Sipas disa studimeve të fundit, synimi për të arritur përsosmërinë është në rritje, veçanërisht te të rinjtë. Ky në fakt, nuk është një lajm i mirë. Kërkimi për përsosmërinë në karrierë, përveçse në trup dhe në mendje, është një epidemi ndër millennial që shqetëson psikologët, pasi shoqërohet me nivele të larta ankthi dhe depresioni.

Studimi më i fundit është bërë nga York St John University në Britaninë e Madhe dhe nga Dalhousie University, në Kanada, nxjerr në pah se kërkimi i përsosmërisë është rritur, si tek meshkujt edhe te femrat, duke nisur nga viti 1990, duke dëshmuar se millennial e vuajnë më shumë se gjeneratat e mëparshme.

Një artikull i Harvard Business Review këshillon një strategji me disa pika për të shfrytëzuar përsosmërinë në avantazhin tuaj. Lexoni këshillat e mëposhtme:

-Masni kohën

Arritja e përsosmërisë përveçse kërkon angazhim dhe vëmendje të madhe, ju bën të humbni edhe shumë orë. Ata që duan të dalin nga rrethi i ankthit duhet të llogarisin koston e mundësive dhe kohës së sjelljes së tyre. Dhe të pyesin veten: a po e përdor kohën time me mençuri? A jam produktiv?

-Rregulloni standardet tuaja

Një tjetër hap që këshillohet është t’ua tregoni punën tuaj një kolegu apo supervizori që në fillim të saj. Në këtë mënyrë mund të kuptoni se ajo që keni bërë është mjaftueshëm mirë dhe se “puna që mund ta kishit përfunduar në 10 orë, mund të kërkojë vetëm 5 të tilla”.

-Bëni një listë kontrolli

Kërkimi për përsosmërinë është si të endesh në një udhëtim pa një destinacion ku ju vazhdoni të ecni, por nuk jeni të sigurt se po arrini në destinacion. Në vend që të lodheni në kërkim të këtij objektivi të pacaktuar të realizimit, shkruan artikulli – është më mirë të krijoni një listë kontrolli për çdo aktivitet: kjo do të thotë të rendisësh më parë pikat që duhet të analizoni disa herë. Kjo do t’ju ndihmojë të lini mënjanë verifikimet e panevojshme.

-Mbani shënime rreth situatës…

Shumë njerëz në kërkim të përsosmërisë kanë prirjen të analizojnë gjatë një mendim në mendje apo një problem, duke mos arritur kurrë në një zgjidhje. Kjo është një tendencë që lidhet me ankthin. Këshillohet të mbani shënime rreth situatës: ku ndodheni, orën e ditës dhe kush është rreth e qark jush. Dhe më pas të shmangni apo të kontrolloni faktorët që ju çojnë në këtë gjendje. Ju këshillohet të bëni “diçka që t’ju angazhojë në njohuri, e cila të jetë përsëritëse por të mos ju ngjallë ankth, për shembull të bëni një raport të shpenzimeve tuaja”.

-Kërkoni mendim

Nëse flisni me dikë për tendencën tuaj në kërkim të përsosmërisë mund t’ju ndihmojë. Personi më i përshtatshëm mund të jetë një shef i gatshëm në punë, një mik, një i afërm, mentori apo kushdo tjetër. Ju duhet t’i thoni atij: “Të jap lejen që të më thuash nëse jam shumë kërkues ndaj vetes” për një argument të caktuar.

-Monitoroni progresin tuaj

Në fund të çdo jave është e këshillueshme që të ndaleni dhe të pyesni veten: a ka ndonjë gjë që e kam shmangur për shkak të frikës se mos gaboj? A ka pasur raste kur përsosmëria ime ka qenë e tepërt? A ka pasur raste kur kam vepruar, edhe pse nuk ndihesha i sigurt, dhe e kam zhbllokuar një situatë?

Burimi: Business Insider

Komente

avatar
  Subscribe  
Notify of