Lidhjet në rrjetin 5G do të jenë 12 milionë në fund të vitit 2019 dhe do të rriten në 205 milionë të tilla brenda vitit 2020. Në këtë risi, do të kryesojë Kina, e cila do të përfaqësojë 70% të lidhjeve në botë. Ky është parashikimi i analistëve të Abi Research.
Në bazë të vlerësimeve, në fund të vitit 2020, Kina do të numërojë 143 milionë abonentë në rrjetin 5G, krahasuar me 28 milionë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në vitin 2025, lidhjet 5G do të jenë rreth 3 miliardë, dhe nga këto, 1,1 miliardë do të jenë në Kinë dhe 318 milionë në SHBA.
Në nivel ekonomik, kërkuesit parashikojnë që operatorët e rrjeteve celulare do të shpenzojnë, në nivel botëror, rreth 1.200 miliardë dollarë në pesë vitet e ardhshme, për të ndërtuar rrjetet 5G dhe do të gjenerojnë thuajse 6.200 miliardë dollarë të ardhura vetëm në tregun e konsumit.
“Edhe pse pjesa më e madhe e abonentëve do të jetë në Kinë – shkruan analisti Dimitris Mavrakis – në vitin 2025 të ardhurat nga operatorët do të jenë më të larta në SHBA, kryesisht për shkak të çmimeve më të larta të abonimeve”.
Burimi: ANSA